Irina Hysi dhe vargu i saj sureal apstarkt. / Nga Safet Hyseni

Irina Hysi dhe vargu i saj sureal apstarkt.

Ajo sjell, një stil të ri në letërsinë shqipe, mbase edhe më gjerë..!

 

 

safet hyseni

Nga Safet Hyseni

 

 

Sot, kur teknologjia e informimit dhe komunikimit, është në nivelin më të lartë, lexuesi ka mundësi që të thithë atë që donë në rrjete të ndryshme, në faqe që ndërtohen për art, kulturë, letërsi, shkencë.. në shumë zhanre. Ketë e ka bërë herë pas here dhe Irina Hysi një piktore që na ka sjell shumë kënaqësi me veprat e saja. Tani ajo na vije edhe me një libër me poezi krejtësisht me një stil tjetër duke bërë të pamundurën për të emërtuar me emrin e vërtetë fenomenet që stërkeqin dashurinë, humanizmin, jetën… madje dhe natyrën si dhuratë hyjnore. Unë desha të them pak fjalë rreth krijimeve artistike të Irina Hysi, të cilën personalisht nuk e njoh, por vargu i saj poetik, apo thënë më mirë krijimi i sajë artistik më ka detyruar ta lexoj e rilexoj, më ka bërë kureshtar të kuptoj më shumë. Duke lexuar në disa raste jam befasuar për të mirë, madje herë-herë më ka magjepsur. Nga mënyra se si e shtjellon mendimin, kuptimin e dyanshëm, filozofinë e thellë që trajton temën, tregojnë për një personalitet me aftësi psiko-filozofike që është në gjendje fenomenin me ca vargje ta shndërroj në skenar filmi.

 

 

irina hysi

Irina Hysi

 

Veç kësaj imagjinata e saj çdo herë na e zbërthen duke na dhënë edhe porosinë apo mesazhin, se koloriti i ngjyrave dhe vetë personazhi në këtë rast lexuesi ballafaqohet me fenomenin për të kap zgjidhjen. Po them pa droje se vargu i sajë është i veçantë, në formë, stil, përmbajte… Fillimisht të lenë përshtypjen se nuk është mirë i ndërtuar artistikisht, por po të thellohesh do nxjerrsh mjaltë nga të gjitha anët. Irina Hysi duket se jeton në një botë tjetër të krijuar enkas për të lëvizur personazhet e sajë të preferuar në kohë, duke i stolisë si kohën në të cilën jetojnë ata, duke u përballur me ligësitë e varaganit që vetes i kanë ofruar jetën e salloneve, e në anën tjetër me vet pashpirtësinë e tyre janë ulur dhe po dehen në tryezën prej mëkatesh. Njëherë në një poezi të sajë kamë thënë se: “Jeni krejtësisht skeptike për vlerën artistike të këtyre vargjeve që rrjedhin në leximin e parë por të dytë që shkatërron çdo lloj iluzioni por me shumë thellësi të përmbajtjes. Dua të jem i saktë poezia juaj, lexohet që të shijohet në imagjinatë, do të thosha se; një vepër e shkruar në poezi për mënyrën e dhënies së porosisë (mesazhit) apo komunikimit me lexuesin je: “jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen”, me këtë kam menduar se kur vargu i sajë zbërthehet lexuesi për disa çaste përjeton ndryshimin shpirtëror duke lozur në një skenë që e ka ndërtuar autorja, qoftë aty të paraqitet mjerimi, dhimbja, gëzimi apo lumturia…gjithsesi tragjikja dhe komikja me elementet përcjellëse, që vetëm ajo di t’iu jap ngjyrimet përmbajtjesore. Edhe pse abstrakte në poezinë e saj ka dhimbje por ajo “është dhimbje pa gjak”. Me një rast Irina ka një thënie: “Sytë e shpirtit tu, janë t’shenjtë, kanë limit pa kufij, për fuqi t’brëndshme të zhbirimit t’errësirës në dritë, kurajo, forcë, besim i ardhur prej ngjyrës së qiellit, nga Universi Hyjnor”, është një mesazh që jep shpresë, optimizëm që të armatos me vullnet për të ndryshuar kohën për të nxënë dritën. Se drita dhe errësira janë të lidhura si në qiell ashtu edhe në tokë, por në tokë e sjell qenia njeri që ajo kërkon, por vargu i saj kërkon vetëdijesim të elitës, vertikalizim të sajë dhe jo me duar të shtrira shërbëtorësh. Arti i saj kap hapësira të pakufishme dhe ka arrit që të na rrëfej një udhëtim fantastik në qelizat e shpirtit, udhëtimi përfytyror, të fluturon në parajsë, rrethuar me petalëngjëjsh… Në shkrimet e saj, gjen fjalë të reja, një imagjinatë shumë e ndjerë që do ish me fat kushdo ta përjetonte, zonjëzemrën ( si shprehet ajo )!!!

Irina e percepton në një formë artistike të përkryer kur thotë; Eshtë i pari që ndjen kur i vjen dashuria, i fundit të ushqen me shpresë mos ikë… është e para poete që endet nëpër dy botë në atë reale dhe në parajsë.

 

 

12800214_1679188172339714_1473902585926652562_n

Ciklon

 

Poezia “Shpirti nuk burgoset” është një mesazh që i shërben njerëzimit por edhe një himn për shpirtin e sakrificës në jetën reale. Autorja ka një imagjinatë të thellë, është talente e rrallë, është e veçantë ne letërsinë shqipe. Në vargun e sajë rrjedh mjaltë shpirti, por për ta thithë ëmbëlsinë artistike të vargut të sajë duhet lexuar e rilexuar disa herë!!! Zbërthim artistik surrealist e mendim të thellë filozofik shpreh në këtë varg rreth lumturisë, se ajo lumturia vjen, apo është diku në thellësi të trurit që kur nuk bënë çerdhe, s’ka një vend të caktuar, nuk jeton gjatë, është në udhëtim, se ke mik të përhershëm veten, mendimin, ajo dhe është në lëvizje në hapësirat e pafundme të kozmosit. Irina i përmbahet magjisë se artit dhe skenës. Me një rast kamë thënë: “Poezia është aftësia për të fituar dritë në errësirë, dhe të flas me sy për atë që ka në mëndje, mu për këtë është hyjnore. A nuk kishte në antikë çdo rrugë aktor që me vargje zbusnin ariun! Po njeriun?! Ajo lind pikërisht nga malli dhe shija, për dashuri dhe jetë”. Andaj mendoj se autorja e librit “Ciklon”, këtë na e bënë si definicion për të zbut njeriun, për ta ndërgjegjësuar, civilizuar e humanizuar. Ajo udhëton lirshëm sa në dritë aq në errësirë, sa në kopshtin e Adamit aq në Natën e Bartolomeut, vargu i saj të zë në befasi, të bart nga njëri skaj tek tjetri. Diku ne shkrimet e saj, thotë: “Njeriu s’ёshtё gjë tjetër kafshë pune, dhe si përfundim me vete s’merr asgjë. Dikush gjerat si ndau mire. Pse?”, dhe unë pyes pse? Përse njeriu të jetë kaq egërsirë që i jep mundësi autores ta bëjë poezinë pikturë, e pikturën ta shndërrojë në film, përse e detyron autoren të shkrij gjithë atë energji në kërkim të dritës. Se, në vargun e sajë po ta zbërthesh duket se të gjithë njerëzit zvarriten, se; lumturia është një gjë shumë e rrallë, që e sjell vetëm truri, pothuajse ne se njohim, përveç pjesës tjetër të mbetur që ne njohim shumë mire.“Ne përjetojmë gjithë pjesën e mbetur gënjeshtër me shpresën në plus, për plus. Si në hipnozë ndodh truri yt, mund të hyje brenda trurit që do shumë, dhe të kuptojë çdo lloj veprimi, sado që do përpiqet të mos tradhtojë veten pala e trurit tjetër, aftësia për të fituar dritë në errësirë, dhe të shkruajë me sy çka në mendje, lind pikërisht aty” shprehet në disa vargje autorja. Në një botë të tillë ku ajo thotë “E le të bëhet koka daulle e të shpërthej në lëng për lëng” te “Bebi gola” bëhet fjalë për seks si te Migjeni por në një mënyrë tejet abstrakte. Të shkosh veç e veç e të analizosh poezitë e Irina Hysi do duhet shumë kohë, shumë mund për të zbërthyer dhe këtë padyshim do e bëjnë kritikët e letrave shqipe me të vetmen arsye se ajo ka bërë një kapërcim tejet të dukshëm dhe ka krijuar një stil tjetërfare në letërsi se vetëm fjala artistike duron shumë mënyrëshmërinë e shprehjes dhe të radhitjes pa norma të veçanta dhe thyen çdo tabu të çdo shkolle letrare. Ajo ka trasuar një rrugëtim të posaçëm e të veçantë që në letërsinë shqiptare gati nuk haset. Mendoj se është e para që na fletë përmes pikturës, apo që vargu të krijon një skenar të një filmi ku aktorë është koha e ne endemi si statuja me leshrat e ngritur. Irina krijon vargun artistik duke lëvruar hapësirave të pafund të zbuluara nga vetë intelekti dhe magjia e sajë. Në poezinë e saj ka realitet, skena të ndërtuara nga më të ndryshmet, dinamikë me mjeshtëri aktrimi, shumë ngjyershmëri, ndjenja të thella, optimizëm frymëzues, dhimbja pa gjak, ka shpirt human që vetëm ajo din të përshkruaj e t’i dhuroj lexuesit. Irina është edhe pak sa e çuditshme, në vargjet e saja lypësi nuk lutet për bukë, por për tu bë perandor…andaj autorja fletë qartë “Unë fle kur jam e mërzitur, nëse ju nuk mund të gjeni dashurinë si në dëshirat tuaja, thirreni ajo vjen me imagjinatën bujare në qoftë se s’do që elokuenca si sublim i heshtjes, të mund të jetë një pengesë për jetën tuaj. ….Për disa urrejtje njerëzit harrojnë që dhe me mbjelljen e mendimit krijohen mosmarrëveshje në krisma shpirtërore i quaj unë një çmenduri që u jep atyre kënaqësi për vetminë tuaj kërko …kërko qoftë dhe në dashurinë e fjalës është e vetmja falëse dhe kur s’ka asnjë rrugë …gjumë andej hajt” për të vazhduar se: -“JETA kryevepër e trishtimit për të besuar, është një imazh i bukur momentesh me fokus ndijimin, është si një proshutë që e kapërdin e të len shijekohën për ta provuar sërish me vegime ne momentet e lumtura, të pakta, pa frymë dhe vdes, të vdes, për të jetuar”, kjo mbase është një filozofi e perceptimit ku lexuesi kërkon në thellësi të imagjinatës për të sjell apo vjen prurje për të zbërthyer gjithë ato fenomen që rrëfehen në formën e letrarizuar. Për Irinën nuk mund të them asgjë, por për vargun e sajë mund të shkruhet me muaj të tërë, të zbërthehet nëpërmjet të sajë imagjinata, magjia se këtu nuk flitet për talent por për një autore që ndoshta sundohet nga muzat. Në faqen ku janë postuar këto vargje nuk mund të gjesh lexues që mund të komunikojnë me thellësinë e mendimit, me mënyrën e krijimit, nuk mund aq lehtë të zbërthehet e gjitha ajo që thuhet vetëm në një varg andaj iu mbetet kritikëve që këtë formë krijimi letrar ta zbërthejnë se është nga vlerat më të çmuara të letërsisë, por jo vetëm të asaj shqiptare. Është krijim i veçantë, është rrugëtim i vetmuar nëpër shtigje që vetëm ajo i din, dhe si e tillë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s