Ftesë për PROMOVIM-LIBRI : Reshida Çoba, poetesha e zërit të Haiku-t shqiptar në Kaliforni, promovon vellimin poetik te titulluar: “Flirtoj me UNIVERSIN” / Nga Raimonda MOISIU

 

12512277_10208611176176045_3254364887969613031_n

Ftesë për PROMOVIM-LIBRI

Reshida Çoba, poetesha e zërit të Haiku-t shqiptar në Kaliforni, promovon vëllimin poetik të titulluar: “Flirtoj me UNIVERSIN”

 

 

reshida cobo

 

Kush është poetesha korcare Reshida Çobo ?


“E fortë, kurajoze dhe duke qenë vetvetja në çdo varg të Haiku-t, ajo arriti të botojë disa vellime me poezi me vargje prekëse, që të mbeten në mendje dhe që nuk mund t’i anashkalosh pa i lexuar disa herë. Për stilin poetik të poetes Reshida Coba janë shprehur pena të njohura të letrave shqipe; që nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili mendon se: “Shprehja e saj poetike është e thjeshtë e komunikuese, larg retorikës spontane. Mendimet e autores mbartin filozofinë që më shumë ndjehet, sesa shprehet. Kjo e bën poezinë e saj lirike me një feminitet të këndshëm, me figura të përvijuara lehtazi, të dhëna me dashuri e dhimbje, që shpesh vjen larg.” Ndërsa Petrit Ruka shprehet se: “Vetëm sinqeritete të tilla kaq shkundulluese në vargjet e një gruaje, mund të të shtien në shpirt drithërima kënaqësish estetike.
Reshida Çoba është lindur dhe rritur në Korçë. Në vitet që ka jetuar në qytetin e lindjes ka shkruar vazhdimisht poezi dhe ka fituar çmime në olimpiadat kombëtare. Ishte folëse në Radio-Korça, ku dhe recitonte vjershat e saj. Ka marrë pjesë në Estradën e Korçës me recitime, si dhe ka interpretuar si aktore. Ka studiuar për kimi industriale dhe ka punuar në Laboratorin e Kërkimeve Shkencore Kimike Ushtarake në Tiranë. Poezitë e saj i ka botuar në revistën “Shqiptarja e Re”, në gazetën “Drita” etj. Prej më shumë se 20 vjetësh jeton jashtë atdheut, në Nju-Jork, ku ndoqi shkollën dyvjeçare Filozofia Praktike, klasën Plato dhe klasën Shekspir. Aktualisht jeton në Los Angeles, Kaliforni. Ky është libri i saj i parë me poezi.

 

 

1-raimonda

Nga Raimonda MOISIU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s