Poezi nga Dëshira Haxhi

Deshira Haxi - 1

Poezi nga Dëshira Haxhi

 

 

Gjurmë prindërore!

 

Në bujanin e “Gurit të gjatë” e hodha unë hapin e parë

kur mbrëmjet ndiqnin mëngjeset kërkonin ditën e re

me krah dashurish fluturoja horizontesh përflakur qiejsh

gjurmëve lënë nga gjaku im, rendja e zhytesha përherë…

 

E tashmë e madhe edhe pse e lagur vazhdoj dhe rend

në të njëjtat gjurmë, në ato shtigje që i ndërtuam vet,

të përthara gjurmët nga afshi i përmalluar i dashurisë

të uritura janë, gjallë do i mbaj i ushqej me gjakun tim.

 

Shelgjet varur e mbajnë kokën kaltërsive të jetës

pasqyrojnë dritë fotozinteze në bujanin e liqenit tim

kujtimet bëhen vela e kalërojnë emocionet horizontesh,

s’ u besoj syve, prap bashkë sillemi kaltërsive, GJAKU im!

 

Në Gurin e Gjatë zhytem, përmbytem e ringjallem sërish

më njohin mirë ato vise, i ndjej, notojne brigjeve të mi….

 

 

 

Joana ime për ty !

 

Do i lutem zotit, dritën të m’ a fal…

Do t’ia bëj dhuratë, Ditëlindjes së saj..!

Do ngjitem në qiell, nga zbresin rrufetë,

Diçka do të marrë, dhuratë dhe nga retë…

 

Do rrëmbej ylberin, të zbukuroj tortë

Lulet lumturisë, t’ia vadis me lot..

Flakën marrë nga yjet, që dritë të ketë,

Me gjak do të shkruaj: -Edhe 100 JETË..!

 

 

 

 

Kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikësh !

 

Agimeve të tua

unë vij kalëruar

merre po deshe dhe natën time

nuk do gaboj, sa kam gabuar…

 

Në të gdhirë

ti vodha ca lot

i përtypa rënkimesh

vetmuar sa dhe askush tjetër !

 

Ashtu të heshtur

pranë të mbaj zhuritur

kësaj hapësire të lagësht…

dhe heshtja ka nis të trembet !

 

Tej lotëve

me dukesh si engjëll

s’ ka ardhur ora të ikësh

kaq thjesht s’ mund të largohesh !

 

 

Për inat të lotëve.

nisu pa frymë

me magjinë tënde të çmendur,

ke udhë , për të bërë siluetash !

 

Koha humbet

pasqyrave të lotit

po deshe, jeto jetës time

kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikësh !

 

 

 

Te zgjodhën Poet !

 

Mbrëmjesh,

kur kthehesh në shtëpi ,

pena  të gërvish  mendjen

e pikturon statujash, trupat e zhveshura.

 

Dhe kështu,

si në një hakmarrësi të maskuar,

mendimet të fluturojnë ngutshëm,

e bojrat të derdhen statujave të gurta .

 

Mes lotëve të tu

harruar e vetmuar peshpëritjesh,

herë noton, herë mbytesh…

Dhe ti vet e di, ke ardhur për tu thyer.

 

Lakohesh,

rrokjesh e fjalëve të pathëna

kane filluar të fyejnë mëkatet e tua .

 

Të zgjodhën Poet,

për t’iu njohur njerëzve

botën e panjohur rrugëve të kërkuara!

 

 

 

E ç’ tjetër është jeta ?

 

Koha,

një lumë i pamëshirshëm

dhe unë, veç një pikëz ujë

e humbur dridhërimave të motit.

 

E bukura,

në rrjedhje të vazhdueshme

dhe thikat që më copëtuan shpirtin

gjak pikojnë akoma …

 

Lufta dhe ëndrrat

me një dënim të përbashkët,

si një ujvarë zemërimesh,

këtu zvarriten ende…

 

Në një heshtje

mrekullite dhe viktimat

digjen përgjërimesh,

në lutje e betime …

 

Dashuria dhe vdekja

bashkë në një ringjallje.

Dhe koha armik,

apo aleat shprese, ndoshta ?!

 

 

Tingujt dhe zërat,

hijet dhe vizionet ,

fjalët dhe heshtjet,

në frenim te rrjedhjes…

 

 

Me gishta të  lagur

në frenim sakrificash,

ndaloj kohën e rrjedhjes…

E ç ‘tjetër është jeta ?

 

 

 

E ulur përmbi lot!

 

Sonte

sikur ta dëgjova zënë

si një  ninulle e bukur nëne.

si ajo reja e ngarkuar shumeë

që zbret ngadalë përmbi gjëmime.

 

..dhe ashtu

e ulur, përmbi lot

s’ arrita dot të të kuptoja…

Vallë si erdhe pa më pyetur

kësaj bote gënjeshtare ?!

 

Ti kalëro,

e mos u tremb

si furtunë mbi shtigje nate…

Diku aty ,do të jem dhe unë,

përqafuar me mëkatet.

 

Me asgjë

nuk më kujtohet,

as në qeshja as në qaje

ndaj me sytë e tu të bukur

lërmë ta shoh unë ikjen tënde …

 

Se duroj dot ftohtësinë

……merrëm me vete në ikje !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s