Poezi nga Emily Dickinson
Ajo fjeti nën një pemë
Ajo fjeti nën një pemë
E përkujtuar por nga unë.
Unë preka heshtjen e Djepit të saj
Ajo njohu shputën
Vendosur në kostumin ngjyrë karmini
Dhe shih!
Është një fjalë
Është një fjalë
Që mbanë ngjeshur një shpatë
Mund të shpojë një njeri të armatosur —
Vërtitë rrokjet e saja xhembore
Dhe sërish është memece —
Mirëpo ku të ketë rënë ajo
Të shpëtuarit do të tregojnë
Në ditën patriotike,
Një Vëlla me spaleta
Hoqi dorë nga frymëmarrja.
Kudo të lind dielli frymëndalës —
Kudo të lind dita bredhacake
Aty është mësyemja e pazhurmë e saj —
Aty është fitorja e saj!
Spikatë shenjëtari më symprehët!
Gjuajtja më e arritur
Caku më madhështor i Kohës
Është shpirti “harruar!”