LEXOJENI SE MË KA FOL SHPIRTI / Prozë poetike nga Jonida Tahiri – Chiado

 

Jonida Tahiri

Prozë poetike nga Jonida Tahiri – Chiado

 

 

LEXOJENI SE MË KA FOL SHPIRTI

 

Mendoje veten një ëast, është një dhomë e errët qe nuk e njihni.

Dhe pikërisht ju ndodheni aty.

Dhe jeni ulur aty, në pritje të një zëri që ka për ju një pyetje.

Jeni në ankth.

Zëri nga përtej qetësisë dhe zhurmës suaj të brendshme vjen butë dhe ju pyet :

Kush je ti?

Ti përgjigjesh me një zë të çuditur duke përshpëritur:

JAM UNË ( thua emrin tënd.)

Zëri të drejton një tjetër pyetje:  Je mirë?

Ti përgjigjesh : Nuk e di!

Zëri të pyet përsëri: çfarë të mungon në jetën tënde që të mund të jetosh i lumtur?

Ti përgjigjesh në bazë të emocioneve të tua…ndoshta shëndetin e te dashurve të tu…një fëmijë. …lek. ….një makinë. …një shtëpi. ….një shkollë të mbaruar me sukses. …një punë të sigurt.

Zëri të thotë: asgjë për veten.?!

Ti luan pak nga karrikja dhe kërkon zërin për ti thënë nëse tallet me ty. A nuk janë të gjitha këto për te mirën time?

Zëri te thotë: Dëgjome me kujdes. Ti ke lindur trup e shpirt bashkë. U rrite dhe fillove rrugën tënde te jetes. Dhe kur gjërat fillove ti mendosh si një i rritur i pavarur mendërisht, shpirti yt i bukur ra në një nga ato rrugë që ti përshkrove. Mendja jote ishte kaq e aftë të të ngrinte në piedestal. Ti arrite atë që doje. Kur ngjite majën më të lartë të asaj shkalle suksesi veç atëherë nga lart pe dicka në tokë, posht. Tani ti je lart pa shpirtin tënd .

Unë te bej një pyetje: thotë zëri.

A ke guxim ti zbresësh këto shkallë e të marresh pjesën më të rëndësishme të qënies tënde,  “SHPIRTIN TËND” e te rifillosh ngjitjen denjësisht.?

Ti qan, kalon duart nëpër flokë, përqafohesh me veten dhe ndër lot ngre kokën e pyet: Kush je ti?

Zëri thotë : Unë jam TI!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s