Poezi nga Lola Shehi

 

Lola Shehi

Poezi nga Lola Shehi

 

 

Pa përgjigje

 

Netëve të vona…
Kur nata fle me yjet përqafuar
E gjumi im,ka marrë arratinë
Ka shtegëtuar nuk di se për ku
Unë flas gjatë e shtruar me vargjet e mia
Dhe ata, me mua gjithashtu
I pyes çdo natë,pothuajse çdo natë
I lodha me pyetje vargjet e mia
Po asnjë, përgjigje s`më kanë dhënë
Në e shkruaj unë, poezinë
Apo, më shkruan mua poezia…

 

 

 

Pse të dua ty

 

Të dua ty,
Jo për ato zjarre që më ndez në gji
Jo për ato ndjesi të ëmbla që më jep
Jo për drithërimat elektrizuese që m`a përshkojnë trupin
Jo për ekzaltimin e cmendurinë kur të prekë
As për shtatin e brishtë e për flokët e gjatë
As për shkëlqimin e mahnitshëm që mbaj në sy
Vetëm kur jam me ty!

Të dua ty,,për atë që unë vetë ndjehem
As për qiellin që më dhuron,as për yjet që arrij t`i prekë
As për diellin që e marr në duar dhe s`më djeg
As për trishtimin që më jep ,kur është i zënë reje
Të dua ty
Për atë që ndjehem unë , për atë ç`ka jam unë
Vetëm kur jam me ty
Vetëm, vetëm kur jam pranë teje.!
Edhe kur s`jam me ty, e ndihem,akoma më pranë teje!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s