14 Mars / Prozë poetike nga Elda E. Dilo

 

elda dilo

Prozë poetike nga Elda E. Dilo

 

 

14- Mars

 

Muaji Mars

Muaji i tretë

Dita e 14-të

Numrin pi simbolizon

Numrin 3,14

Një ditë që mbyllet në buzë

Një ditë mbyllet në zemër

Një ditë që s’mbaron,..

Një gëzim që veç vazhdon…

Lojra pi të luajmë

Muzikë pi të këndojmë.

Seç ka një harmoni të fshehur kjo ditë

Një harmoni të fshehur mbart

Fjalet e Irakliut më duket se dëgjoj

“Harmonia e fshehur më e mirë se harmonia e dukshme është.”

Një pikturë e bukur është kjo ditë dhe si e tillë ajo është transformim vizual jo vetëm i një sipërfaqeje të dukshme, por edhe i një gjëje të thellë shumë më të fuqishme të cilën Leonardo do ta quante “bukuria e natyrës dhe harmonia e botës”

Nuri pi raporti iracional ndërmjet diametrit të rrethit dhe perimetrit të tij.Rrethi që paraqet një cikël të përjetshëm sikurse rrota e kohës.

Rrethi simboli i tërësisë dhe i vazhdueshmërisë.

Tërësia sepse perimetri i rrethit mbyll sipërfaqen në një simetei perfekte dhe vazhdueshmëri sepse rrethi është i vazhdueshëm.

Rrethi në fund të fundit është simbol i qiellit dhe i iracionalitetit të natyrës.

Numri pi ka të bëjë me diametrin,që e ndan rrethin në dy vlera të njëjta.

Nuk ekziston harmoni nëse nuk ekzistojnë vlera të njëjta.

Diametri na jep konceptin e boshtit.

Boshti në thelbin e tij është ai që përcakton lëvizjen.

Dita e Verës është një festë pagane.

Ne shqiptarët e testojmë të gjithë se në shpirt kemi harmoninë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s