Poezi nga Arta Hysenaj

 

Arta Hysenaj

Poezi nga Arta Hysenaj

 

 

Shkrirë në pasion…

 

Buzëqeshja…burim i ftohtë ,dalë nga shkëmbi
Aromë mali…plotësim i shpirtit të çmendur
Ashpërsi që merë trajt tjetër ,në formën tënde
ëmbëlsi që vërshon egër …e zbutur në zemër
Ta dua atë qetësinë,tensionuar
Gjerë në palcë ,prekja jote drithëron…
Me ty është momenti i i vdekjes së mohuar
Fshehur të gjitha nën lekurën e ashpër të burrit
Shkëmb i skalitur …shkrirë në pasion.

 

 

Pranverës sivjetshme…

 

Po vjen si një zanë me ngjyra zbukuruar
Dhe pse këtë vit ndofta nuk u largove
E fsheheur mes dimrit mos je e dashuruar
Sa shpesh nëpër ditët e tij bashkëjetove.

 

 

 

Nga unë çel kjo botë…

 

Nuk e fton bora e akullt mbi male …qenien time
As shiu i rrëmbyeshëm, mbi asfaltin e ftohtë
Nuk më mban dot acari ,në gji si jetime
Kam pranverë në shpirt , nga unë çel kjo botë
Nuk e shoh bardh e zi ,rrugën para meje
Dhe pse larg shoh borë dhe afër, sterr …asfalt
Ngrohtësisht lundrojnë dashuritë ne deje
Që ëmbël i fal vet …dhe dhunshëm kurrë ,s’ jap
Nuk më vdesin ëndrrat, se unë jam vete jeta
Mos më lodhni shpesh ,me lojra mashtrim
Unë mbush botën plot çel,si e vërteta
Projektoj shume jetë , dhe nuk lë jetimë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s