Udhëtari dhe stinët / Nga Kosovare Pajaziti

Udhëtari dhe stinët

 

 

kosovare pajaziti

Nga  Kosovare Pajaziti

Stinët nuk sollën ndryshimin e pritur në shpritin e një udhëtari të prekur nga brigjet më të ftohta të jetës, sepse ai mbeti në dimrin e tij dhe asnjehërë nuk u zgjua me ndjenjën për të shijuar bardhësinë e kësaj bore që kishte mbuluar natyrën me një qilim të bardhë, dhe i kishte dhënë natyrës atë formë të kristaltë. Loti që pikonte nga syri kshte ngrirë që moti, andaj as acari  mbi acarin nuk sillte dobi.
Jeta po vazhdonte mbi trenin e panisur, ku rruga nuk gjeti rrugëdalje, sepse dita nuk ka dobi pa natën, sepse buzeqeshja nuk ka vlerë pa lotët. Kuro sëmundjen e mendimit se deshtmi vie nga humbja, sepse nuk ka asnjë te sukseseshëm qe nuk ka humbur asnjehërë. Sepse rrugët e suksesit janë bërë nga shumë humbje.
Ndonjëhëë është më mirë të nisësh nga ndryshimi, të mos qëndrosh në të njetin cak, po, ndoshta është e veshtirë, të rimarrësh gjithë forcën për të rimbushur këtë ndjenjë të frikës, që çdo ditë po bëhët arsyeja e një dite të palumtur, e një dite pa ndryshimë ! Ndrysho, sepse edhe ditët po lëvizin me ndryshimin e tyre, mos lejo që e kaluara të të mposhtë të ardhmën, por as të ardhmën mos lejo që të humbë buzëqeshjën në fetyrën tënde.
Ti mundësh, nëse nuk dorëzohësh nga humbjet! Nuk kam parë njeri më të fortë se atë që gjeti arsye të buzëqesh edhe atëherë , kur arsyet nuk qeshën karshi tij. S’ kam parë lotë më të fortë se ata që pikonin natën nga lutjët, e ditën fillonin me një frymezim të ri për të filluar të ndryshojnë botën nga ndryshimi i vetes! Mos lejo që e nesërmja të jetë më e kotë se e sotëmja, por fillo me diçka të re dhe do gjesh vetën para një dere të madhe mirësie, ndoshta sytë e tu nuk mund ta shohin, ndrysho mënyrën e shikimit, sepse shpesh herë, ditët që i shikonim si ditët më të lodhur dhanë rezultatët më të bukura !
E nesermja është e jotja, nese beson se e sotmja ishte dhurata më e madhe që tu dha
Zgjohu ëdo ditë me aromën e pranverës, puno me kohën e gjatë të verës, korr suksesin me frutat e vjeshtës dhe shijoje dimrin si një pastrim për shpirtin.
Nëse kalon nga ura që nuk ka ujë në të, frikësohu, sepse aty ku nuk buron mirësia nuk mund të marrësh as mësimin.
Mos u dëshpero nga fytyrat që nuk dhurojnë  buzëqeshje, vazhdo të buzëqeshësh sepse acari mund të përfundojë vetëm me ardhjën e pranverës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s