ERA E NDËRROI DREJTIMIN / Prozë poetike e shkëputur nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” të autorit Adem Zaplluzha.

 

ERA E NDËRROI DREJTIMIN

 

 

adem
Prozë poetike e shkëputur nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” të autorit Adem Zaplluzha.

 

Mjegullnajat ishin mbushur me shi të prushtë , nga të katër anët e shpirtit frynte një stuhi e paparë, shkundeshin gjethet e qiellit, retë, shkundej çdo gjë që mund të shkundej para furtunës së zezë.
Në lindje të qyteti dëgjohej zëri i përvajshëm i një kambane të vjetër. Një korb i zi i kishte hapur krahët dhe e rrihte qiellin e etur i cili nuk ishte më në gjendje të qëndroj në këmbët e veta, zvarritej si një zvarranik i plagosur.
Zvarritej qielli me Lakuriqësin e yjeve, diku kah perëndimi i diellit, doli një yll që nuk i përngjante yllit por një topi të zjarrtë që digjej në hapësirën e paanë
Mjegullat me një gjuhë si të gjarprit, të qitur pak jashtë i lëpinte stërkalat e shiut. Nuk di athua ishe shi ose diçka po bie ngjashëm me shiun por është duke na i lagur këmishët e arnuara që i kemi lënë mbi gardhin e kishës që të thahet gjaku ose djersa e trishtimit.
Mbi çatitë gjysmë të rrënuara kishin dalë kandrat dhe loznin një valle arkaike, zëri i qemanes më hyri në asht kurse nën fustanin e erës filluan të lozin një valle të vjetër vetëtimat të cilit shoqëroheshin nga një muzikë që kurrë nuk është dëgjuar në qytetin buzë Lumëbardhit .
Papandehur era e ndërroi drejtimin, nëpër xhepat e saj dëgjohej një muzikë e vjetër, kush e di se nga ka ardhur këtu por qytetarët e donin atë zë të trishtuar të shpirtit që derdhej me një melankoli të pashoq në djepin e lumit i cili e bashkonte gjëmën e shpirtit të thyer të lisave me atë të Drinin të Bardhë .
Atë ditë era nuk kishte se çka me na thënë, heshti si një sfinks.
Heshtëm edhe ne, heshti i tërë qyteti vetëm kalldrëmet nuk menë, me duket se në shpirtin e gurëve ishte zgjuar një parandjenjë e cila vinte nga lashtësia me një uturimë të paparë. Andaj edhe dalloheshin shumë prej njerëzve këto zhaurima shpirtrash, dalloheshin se nuk e njihnin heshtjen, kishin lindur mes zhurmash dhe fjalësh.
Për çudi era në qytetin tim frynë shumë rrallë por sa herë që frynë nga shpirti i saj bujar buron një tregim ti cilin ende deri më sot nuk e zbërtheu asnjë njeri…
Ndoshta ky tregim ka një emër tjetër, kurse mbiemrin asnjëherë nuk i tregoi askujt, heshti, më duket se i përngjante gurit të zi të lagjes i cili në çdo kohë ka ditur me hesht. Kështu ky gur i zi i mësoi njerëzit dhe vet mësoi nga njerëzit se si duhet heshtur. Nëse nuk hesht të zhveshin deri në asht, atëherë nuk di as vet njeriu se kujt i përngjan , një cope mishi pa asht ose ashtit pa mish, kështu e kanë kohërat te ne, po nuk heshte i humb të gjitha rrugët që të qojnë deri te kujtesa…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s