Metafizika në poezinë e Liljana Shkodrani – Baçit. / Nga Agron Shele

 

10399653_1016476848447433_4701994925925579610_n

Metafizika në poezinë e Liljana Shkodrani – Baçit.

 

Nga Agron Shele

 

Inspirimet e brendshme janë ndjesitë më të bukura që prekim muzat e çdo shpirti të trazuar krijues, dhe ashtu të natyralizuara sikurse vijnë ato hidhen në letër për të mbetur jo si shkrime harrese, apo të fshehura pas raftesh të pluhurosur, por pët t’ u ngulitur thellë në mendjet dhe ndërgjegjiet e kohës. Nën këtë lajmotiv dhe mision vjen dhe autorja Liljana Shkodrani ( Baçi), e cila qysh në vëllimin e saj të parë poetik “ Intuitë e bluar gruaje” kërkon të shprehë dhe ndajë me lexuesin patosin e botës së saj artistike, duke dhuruar kështu shpirt nga shpirti i saj, ornament fluid nga substrakti i saj, frymë mistike nga gjurmët e fjalëve të saj. Që në fillim kupton se poezia e kësaj autoreje nuk vjen si prelud çasti, por si frymëzim i thellë dhe mendim që kapërcen klishetë kohë, dhe e strukturuar në formë e përmbajtje përqas me ide dhe vizion të qartë për përgjegjësinë dhe motivet e sjellura. Leximi i poezive të çon hap pas hapi drejt formave dhe gjetjeve profame, drejt inkurseve metafizike, egzistenciale ( Vizioni i “Unit, Që të mos thith më ajër të përvuajtur, etj) e surreale ( Frika e bardhë, Pranverat e magjisë reale, etj ), dhe përbrenda kësaj filozofie gjen mishërim jo vetëm ideja si produkt por dhe parashtrim për të dhënë konfiguracionin e plotë artistik. Depërtimi në brenëdsi të substraktit poetik të kësaj autorje të bën të kuptosh se analitika e vargut të saj kap hapësira dhe prek kulme të reja, të cilat të dimesionuara në ejmotive, fantazi dhe misticizëm të grishin, të intrigojnë por dhe magjepsin me forcën e fjalës.

 

Liliana Shkodrani Baci

Liljana Shkodrani  Baçi

 

Nuk mund të shkruash për këtë lloj poezie pa njohur mirë teknikat dhe postmodernizmin (Kthim paradoksal), eikuivoket dhe shtjellat rrethuese të përtejshpirtit, të cilat dhe pse përshfaqen në kuptime sekondare ato qendërzojnë dhe kanë për tematikë vetë referimin e qënësisë grua.

“E kjo sepse në unazën e lotëve,
të të gjitha dënimeve njerëzore
nuk zbërthehet asnjë kufi,
por transferohen absurditete
të pandërprera të humanizmit.”

Unaza e lotëve i përmbledh të gjitha trishtimet dhe dhimbjet e botës, dhe si në rreth vicioz nuk ka as fund dhe as kufi, por në absurditet të plotë dualizon komercialen ironike të humanizmit. Mendimi shkon dhe më tej për vetë mbisundimin dhe mbidozimin e aparencave që përherë përshfaqen të kulluara, paqësore, gati humane, por që brendësia u fsheh demonët dhe i grryen. A nuk është ky realitet i përbindshëm njerëzor sot, ku njerëzit nën emrin e idhujve të kotë maskarojnë njëri- tjetrin, të enden rrugëve pa krye, të mbyten nëpër detra dhe ashtu të kapur pas fijes së fundit të shpresës të kërkojnë dritën e vetme të shpëtimit, “humanizmit qytetëruar”?

“Kur zemra çlirohet prej ankthit,
brenda mendimeve me ngjyrë
si një peizazh hakmarrjeje
duket gëzimi i papritur e më bën,
të ndihem gati për udhë.”

Përbrenda këtyre vargjeve shprehet ritmi por dhe lirizmi poetik, i cili në trajtën e ngjyrave, të çliruara nga psikologjitë e rënduara shkëlqejnë dhe farfurijnë gjithë rrugën”jetë”. Karakteristikë tek kjo poezi por dhe gjithë struktura poetike është se mesazhi vjen si formë e një proçesioni të thellë mendimi, dhe kjo gjetje apo stil e bën edhe më tërheqës këtë vëllim poetik.

“Dashuria në gjithë hapësirat e lumturisë
është të jesh vetëm, kur bymehet malli,
kur sqepi i ekzaltimit çukit ca momente
që symbyllur imagjinojnë magjinë.”

“Poezia sekrete e poetit” është sigmatizim dhe vazhdim i gjithë kurorëzimit të të njëjtit idil udhëheqës, ku hapësirat, nostalgjia, ekzaltimi dhe imagjanita thurin në përjetësi telajon magji, telajo e cila herë përbrenda koloriteve ngjyra, herë e shndërruar në sharm muzash, përndrit pa reshtur gjurmët e shndritshme të vetë artit poetik.

Liljana Shkodrani ( Baçi) vjen për lexuesin me veprën e saj poetike, jo për të trokitur në botën e madhe letrare, por për të shprehur ovacionin e madh që e karakterizon dhe për të mbetur gjatë në memorien e lexuesit shqiptar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s