Poezi nga Maria Hizma

 

maria hizma

Poezi nga Maria Hizma

 

 

Erdha më tha pranvera

 

Erdha më tha pranvera

Shikomë

Jam në pikën e vesës…, që ulur mbi fytyrë qëndron

Të bëhet ylber, ku çdo ngjyrë ëmbël të ledhaton.

 

Erdha tha…

Jam në doçkat e fëmijës që nënën me gëzim kërkon

Jam në sythin e pemës, që nis ngadalë e lulëzon.

 

Erdha.. përsëri …

Jam fëshfërima e gjetheve …, që flladi trazon

Dehje përcjell në shpirt

Embël të zgjon.

 

Jam në rrezen e diellit, që kurrë më parë s’ ledhatoi aq mirë

Endu si një fëmije në livadh

Ku bari i gjelbër ka mbirë……

Ndjeji aromën …

 

Është  veç freski

Pranvera erdhi përsëri !

 

 

 

PËR TY  NËNË

 

Sa hyjnore edhe njeri

sa e thjeshtë dhe madhështi

për ty,

qëndra e dashurisë

shpirti që flet vetëm një ndjenjë

atë të miresisë.

 

Për ty,

prej teje jeta merr jetë

e gëzimi me zërin tënd flet

dhe diellin ndriçon prehëri jot

më e ngrohta qënie në botë.

 

Për ty,

që agimeve ju bëhesh yll

e ditëve i ngrohti diell

netëve më e bukura hene

muzikës më e bukura këngë.

 

Për ty,

që pragun e mbush me yje

e sofrën me bukë dashurie.

 

Për ty,

që me puthje lotin shteron

e dhimbjet me përkedhelje shëron

valle universit i dhe aq madhështi

o gjithësia ta vodhi ty???

 

 

 

KLITHMË  TRISHTIMI

 

Ngrite dallgë trishtimi ..

me jetë humane u mbushe ngadalë

kripën more nga lotët …

varrezë njerëzish pa epitaf e lapidar..

çdo lule gjetur për një ëndërr të humbur

sa dallgë pate

aq shpirtëra vrarë

shpresa rrëmbyer e në gjirin tënd marrë.

 

Det ,

në gjirin tënd rrëmbeve gjithçka

edhe ndjesinë e njeëbote që zemër nuk ka…

 

 

 

TI

 

Që çdo çast di hapat e mi

Ti

që shpirtin ma ndriçon deri në thellësi

Fjala jote më ngroh …ëmbël më  ledhaton

Në zemër më gëzon

Para teje jam fëmijë

Herë e fortë e herë delikate e brishtë

Prej teje marr forcën

E fjala e shenjtë bëhet thesar i fildishtë

 

Ti

që tek un di dhe hijen ku ke qëndruar

E dritën me të cilën dashuruar

Kraharorin hapur

Mos prit zemra t’ thot tkërkoj

Ti je vetëm një e un t’adhuroj

Shpirtin në duart e tua mbështes

Kuroje, ledhatoje…mbaje me kujdes

 

Ti

një i vetëm që krijove këtë botë

më fale jetën

të lumtur më bëre sot

Ty të lutem !

 

MË JEP VEÇ DASHURI

TË JEM BIJA JOTE NË PËRJETËSI

 

 

 

BESIMI !

 

E mbylli portën qielli

Lart ngelën…

Dielli, hëna ..yjet….

Dhe engjëjt bashkë me ta..

I lamë të qetë

Zëri i tyre tha

Vazhdoni atë jetë…

Këtu vend më s’ ka…

 

Poshtë ngeli veç toka dhe deti…

Detin e mbyllëm në shishe

Si të ishte aromë

pjalm lulesh.

 

Në toke?

Ah toka….

Prap ti o njeri

Hymnizuar e aty mbështet…

Hedhur rrënjë si pemë je ti?

Mos u praps se bie përsëri…..

Besimi humbur??

rikthyer përsëri?

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s