Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Mërgim…mërgim!

 

Kur vitet të jenë mbytur,

Në rrjedhën padrejtim,

Patjetër në një breg,

Do dalë dhe shpirti im…

Nuk pashë as nënë, as babë,

As fshat e as shtëpinë,

As gardhin me kallëmba,

As dasmat me klarinë,

Nuk pashë më këmbëzbathur,

Të prekin madhështinë…

Po pashë një kryq prej druri,

Që thirrte emrin tim!

 

 

 

Vrasja e syve

 

Mbretereshë isha në shpellën time,

nuk e njihja shigjetën e helmët,

epshet e drizave kokëfortë,

rrënimin e shpirtit të përtejardhur..

Nuk ma kanë fajin bajlozët e detit,

po luftëtarët e tokës që thërrasin fitore,

zhduken pas pluhurit të njëri -tjetrit,

me shpresë majë kalit të humbasë rrugën…

 

 

 

***

 

Vijnë e pyesin perënditë,

nga buron e gjithë kjo dritë,

të fshehtën mbi dashurinë,

magjistarin dhe magjinë….

Po unë s’ di, as do kuptoj,

pse tërë ditën, veç këndoj…

 

 

 

Se e dija

 

U grinda,

me botën ,

me ty,

me veten…

Më vinte

të rrëzoja,

hënën

me gurë..pse,

sepse s ‘mundja

të takoja…

Më vinte

të zbrisja,

diellin,

të verboja,

të mermertin

det…

Vetëm grindesha,

grindesha…se…

se e dija,

që dashuroja,

pa shpresë…

Tani pasqyrat ,

u qetësuan,

dhimbjet, po flenë..

 

 

 

Poet

 

Ne jemi prej gjaku,

prej vere marramendëse,

rrjedhë lumturie, paqe, qetësi,

ah bota, mbarë e prapë,

një gënjeshtër e madhe,

e vërtetë puthja jonë

dhe shtrëngimi në gji!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s