Mbi Varrin e Bretkosës! / Fabul nga Mimoza Leskaj

Mimoza Leskaj

Fabul nga Mimoza Leskaj

 

 

Mbi Varrin e Bretkosës!

 

Mbi varrin e bretkosës ish shkruar,

dikur kjo zonjë ish e martuar.

Goja si mbyllej asnjëherë

thosh se ish nga e madhja derë.

 

Zëri i dëgjohej  në mëhallë

vetja i dukej ,si një përrallë.

Këmbë e kokë, zhytej në ujë

me jargët e veta, bënte bujë.

 

Një ditë gjoli ku ndodhej, u tha

veten vështroi me sevda.

Jam nga derë e madhe, do duroj,

po shumè nuk zgjati, iku e shkoi.

 

Su mor vesh se sa jetoi

Ç’ bëri gjatë kohës, sa dashuroi.

Më shumë bëri zhurmë me veten

Gjer sa një ditë, plasur e gjetën.

 

Mbi varr bretkosat e tjera  shkruan:

shumë u mburr, po kurrë s’ u lumturua!

Dera e madhe si shërbeu për asgjè

mbi varr u vu veç një kryq për të!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s