Poezi nga Vasil Çuklla

 

Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

 

Kush është varrmihësi… i kujt?!

 

… dhe, bishat, si bishën të ndrydhën, o njeri,
në planetkafazin, sajuar me brinjë Bote
paralele shqyer, salduar, meridianë…
një tmerr i pafund, kjo historia jote.
… dhe bishat, si bishën të ndrydhën, o njeri
burgosur në vetvete, prej ligjit të rëndesës,
ngërthyer në tokë, prej ligjit të haresës…
burgosur, i burgosur dhe prapë të kanë burgosur
me nene, me ligje e gjithfarë ligjësi!…
në këtë botë të marrë, të çmendur, të marrosur…
… dhe globi tani, me megaburgë më ngjan!
Për ta, – ‘’ Ti, je i pari!’’ – të thanë!…
të paskrupujt, të pafetë, të panjeritë,
obezët, të pangishmit, pa Din, pa Iman!…
I pari, po ku?!… o i miri, njeri!…
I pari, në se?!… o njeriu, mjeran!
… dhe zbardhin dhëmbët, rruazë, të fildishtë,
në nënqeshje jagosh… duart, mbytur në gjak…
të sëmurët psiqik e shpirt dhelpërak,
në pështymputhje judësh, pafytyrësi e trishtë!…
Ata,
që për numër, o njeri… të kanë,
për letër, që të pëgërët
e bulimisë së tyre, të fshijnë,
palaçot e gjithkohë… të mendshmit hajvanë!
Ti,
o turmë amorfe, o popull, mizëri…
që shpirt, mes brinjëve, s’ të lanë,
Ti,
o i pandreqshmi ndër mote, njeri,
se shpirtin, të parin, ta vranë!…
Ti,
që e di mirë, janë oligarki…
e qeshin me Ty, të shkelin, të shajnë…
Ti,
kurizurën, gjunjëthyerin, o Perëndi!…
si kaun për punë, e lolo të kanë!…
Të lanë…
nga vetja të hash, me veten të hahesh e të hash vetveten,
e, të hanë nga Ty… e Ty, të të hanë…
dhe Ti, taramam!… Uroju dhe tretjen!…
Të thanë…
të vrasësh, të vritesh, të të vrasin, të vetvritesh,
të heqësh zvarrë, të të heqin zvarrë, të zvarritesh
të vdesësh, të të vdesin dhe pastaj…
të kënaqen Ata… dhe me vdekjen tënde,
të qeshin, të gajasen, të meken, të ckërmiten…

Pra rri o njeri, ti, që nuk ke se ç’bën!
Zinxhirrët e xhelatëve, i ke hak…
mbyll gojën dhe hesht, në mos…
ngrehu tani:
Bjerrju dhe shporri, dhe mbyti në gjak!…
Ose, në këtë botë ëngjësh, hyjnore,
shpalle vetë ditën, e festës mortore!

 

 

E bukura, si Ofeli

 

… dhe folën për ty…
dhe thanë, çfarë nuk thanë!…
O, Engjëll i dheut, o jetë, që lind jetë!…
Zhveshur rrobash…
fjalët, lënë mënjanë…
Rreket e vërteta, gënjeshtrën të zhbëjë,
ta hedhë, ta varrosë, ta mbysë në det!…
Virgjëresh Ofeli, si nuk the një fjalë?!…
U trand reja, që detin s’e gëlltiti dot…
përmbi flok tu ul, si vello nusërie
dhe derdhi prej shpirtit
me brengë, një pikë lot…
dhe valët… si valë…
të mbuluan ngadalë,
të veshën, o nuse, me fustan të bardhë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s