Poezi nga Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj

Poezi nga Jusuf Zenunaj

 

 

Ç’ KE HANKO HALLË

 
Ç’ ke Hanko Hallë që ke rënë n’hall ?
S’e di nga t’ia nisi as n’ fund t’i dal ?!
T’ pyes biri i hallës n’ këto vjet e mia,
siç po e gëzojmë ne, na qenka liria ?
Edhe për bukëgoje vuan plaku e fëmija.
Keq e kanë vënë
krimbin në kulaç,
veçse s’kanë përdorur
kobure e kallash.
Shumicën moj loke
sikur i ka zënë gjumi
Samiu i madh thoshte,
mos i hyrë një pune
pa ia menduar fundin…..

 

 

 

HANKO HALLA E VETERANËT

 

Ç’ ke moj Hanko Hallë
me kaq shumë mërzi ?!

Nuk më rrihet brenda
s’ më dilet as jashtë,
dua të pëlcas…!

Veteranët e çajit-
luftëtarë thashë?!

Kush shkoi në bregdet,
kush tjetër nëpër botë,
pa shkrepur një plumb,
veteranë të UÇK- ës
na u shpallen sot.

Kur binte muzgu
e pafund na dukej nata,
armiku na gjuante
me topa e granta.

Unë, e gjora Hanko Halla
fëmijët e luftëtarëve
mundohesha
t’i mashtroja me përralla.

Mos iu mbushtë kujt mendja
t’më shpall luftëtare?!
Do mbytem n’ujë
S’e duroj atë marre…

 

 

MASHTRIMI I DITËS

 
Është mashtrim i ditës
o Iso, kryeministër
apo është shaka ? !
Veç po grumbullohen votat-
zgjedhje t’Serbisë
në Kosovë (thuake )nuk ka … !
Edhe një çilimi
kësaj i thotë shaaaa..ka
e plaku në Çakorr,
i riu n’ Ishtedim,
të pyesin,
të pyesin o kryeministër :
…darrdhat e qëruara
mbi trup të gomarit,
a rrinë ?

 

 

MJEGULLA E DITËS

 
Puthadorët festojnë
të dehur,
të përjargur .
Nën hijen e flamujve mashtrues,
mbulojnë gjurmëmt e pista
të idhujve të rrejshëm…
Pas mjegullës së ditës,
vetshtjerren brohoritjet..
Hapërimi i turpit
me të zezë bojatisë
një faqe të historisë…

 

 

SERVILËT E ATDHEUT TIM

 
Servilët n’atdheun tim ,
s’ e çajnë kokën për njerinë ,
si kuletë kanë qeverinë,
në Kuvendin mish-mash
atdhetarë e udbashë ..
Mik kanë zënë njëri- tjetrin,
përbijnë n’ heshtje të vërteten,
edhe n’ditën me diell
kundruall t’huajave
janë servilë!
Falin tokën me kufi,
ujkun,
zot e bëjnë n’shtëpi
Herë fjalë t’forta ,
e herë t’buta
s’duan të dijnë
ç’tha Kushtetuesja …

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s