Poezi nga Liza Lucgjonaj
Heshtja
Heshtja e ndryshkur
E shoqëruar me pikat e shiut
Aty e strehuar nën qiellin e zymtë
Rri dhe vetem heshtje pushton vendi.
Ç’të them?
Vetë heshtje gjithandej…
Hesht unë e hesht ju
Këtë mund ta quaj ” jetë heshtjeje”.
Edhe pikat e shiut teksa binin
Mundohen t’bien lehtë pa bërë zhurmë
Dhe munë dhe ju n’heshtje.
Si ai armiku që të vret dhe vetëm hesht…!
Jeta
Eh jeta!
Ka shumë rrugë
Rrugë me shumë kthesa
Ylber me shumë ngjyra
Fytyr me plote fytyra
Njerëz me shumë t’pa njerëz
Vuajtje me shumë dhimbje
Vdekje me shumë pikëllime
Gaz e lotë
Ftoftë dhe ngrohtë
Shkretëtira të pa zbuluara
Fusha të pa lulëzuara
Ëndrra t’pa realizuara
Mëngjese t’pa aguara…….
Fillim-Mbarimi
Çdo fillim nis dhe mbaron
I vjen fundi!
Fundi është tek porta,ku ndonjëherë vjen ngadalë por iken shpejt…!
Bota është çdo gjë kalimatare
Njerezi janë aktoret e jetes.
Disa aktrojnë bukur e disa thyhen përgjysem…ngelin tek porta që nuk hapet kurrë.
Me vjen keq më shpifet ushqimi i disa “njerëzve” ushqimi i tyre i preferuar :
Shpifja bashkë me urrejtjen!
Kujdesni! Një ditë do helmoheni,do ju vine fundi i zi…!
Jeta e ikjes
Eh te mundemi ta ndalojmë
Ne pikat e lumturisë
Te gëzimit e të dashurisë!
Te mundemi!
Edi është nje mundje e pumundur!
Është një meditim
Ta quajme shpetim !
Ëndrrat nganjëherë skan kufi
Ato levizin ikin deri ne pafundësi
C’të bëjme?
Le të jetojmë edhe kur s’kemi fuqi
Të duam edhe kur ska më dashuri
Se jeta vetë është ëndërr e medituar…!
Gëzohuni …!