Poezia ” Pafundësia” e poetit Giacomo Leopardit interpretohet nga përkthyesja Flutura Açka në Palazzo Ducale në Genova .

 

13435579_10208340457781184_1616847228381752564_n

Poezia ” Pafundësia” e poetit Giacomo Leopardit interpretohet nga përkthyesja Flutura Açka në Palazzo Ducale në Genova.

 

Mbrëmë në Palazzo Ducale në Genova, ku u fol dhe u recitua poezi, edhe shqip. Carlo Pozzano, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Genova flet për Shqipërinë si të jetë një atdhe për të, dhe kjo edhe në praninë e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Liguria, Dr. Giuseppe Durrazo. Për nder të një publiku që e ndjek për njëzet e dy vite poezinë dhe poetët nga e gjithë bota, lexova edhe përkthimin e një poezie ikonë të poezisë italiane: “Pafundësia” e Giacomo Leopardit. Kur e kam përkthyer dikur në moshën 23-vjeçare, e dashuruar me gjuhën italiane dhe klasikët italianë, që ishin dritarja e parë e një poezie që e lexoja e mrekuuluar veteë në origjinal, nuk e dija ikonërinë e kësaj poezie. I kam botuar këto vargje të tilla siç janë edhe tek romani “Kukullat nuk kanë Atdhe”. Pas 27 vitesh nga koha e përkthimit (me gjithë naivitetin, spontanitetin, emocionin, por edhe ‘guximin’ rinor) e lexova mbrëmë në shqip për publikun italian. Po ta përkthej “Pafundërsinë” tani sërish, dhe do ta bëj sigurisht, do të jetë një poezi tjetër. Po më pëlqen edhe kështu siç është, sepse më kujton ëndrrat, në të cilat ndonjëherë kemi nevojë të shtegtojmë.

 

 

Pafundësia

 

Kjo kodërz e vetmuar e dashur ka qenë
nga gjithë anët sheh kjo pritë.
I fundit horizont pamjen ma fsheh,
ndërsa rri duke soditur pafundësitë.
Hapësirat mbinjerëzore nëpër to
qetësitë, të paqtat thellësi.
Përfytyroj: atje sa pak
zemra nuk frigon. Dhe si era
këtyre fushave ndiej fëshfërimë.
Unë, ajo.
Pafundësia hesht dhe ky zë
tek shfaqet më kujton përjetësinë
dhe stinët e vdekyra, dhe ato të blertat.
E gjallë, tingulli i saj
kështu, mes kësaj
pafundësie, mbytet në mendimin tim.
E ëmbël përhumbja në këtë det.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s