Loti i shpirtit mbi dhimbjen e kohës ( Emocione nga leximi i librit ”Kronikë e dënimit me vdekje”, roman biografik i Lume Beqo Plakut) / Nga Agron Mema

Loti i shpirtit mbi dhimbjen e kohës

 

( Emocione nga leximi i  librit ”Kronikë e dënimit me vdekje”, roman biografik i Lume Beqo Plakut)  

 

 

Agron mema

Nga Agron Mema

 

Nëse do ti qëndronim besnik postulatit”Një foto sa për mijra fjalë”, kjo do merrte plotkuptueshmërinë e sajë tek vepra letrarare, romani biografik”Kronikë e dënimit me vdekje” i Lume Beqo Plakut.Është foto e kopertinës që shoqëron këtë vepër drithëruese.E bija bisedon në fotografi me të atin, sepse vetëm fotografia i mbeti si përkëdhëli, por edhe si këmbim i përkëdhelisë që i mungoi bijës nga duart e ashpëra puntore të të atit.

 

 

lume plaku

Lume Beqo Plaku

 

I ati ka dalur me dinjitet, serioz e si burrë zakoni me tradiocionalitetin e burrit të kohës që jetoi, ndërsa Lume nuk ka si të mos buzqesh mes lotve dhe trishtimit të shpirtit të sajë.Libri që u promovua në Konispol, në vendlindjen e sajë ku shkeli pas gjysëm shekulli, solli përvajtimin si klithma kukuvajke të një sistemi shkaktar të kësajë katastrofe kombëtare, të një sistemi vrastarësh shpirtrash njerëzor që nuk kurseu as përkrahsit e tij e aq më keq ndaj familjeve patriote e atdhetare dhe ky kanibalzëm i pa shoq furtunën e tij më të madhe e solli në Konispolin jugor e krenar, patriotik e atdhetar.Dhe ky persekucion , këtij qyteti nuk ju nda për 50 vite me rradhë duke u dhënë etiketime nga më poshtrueset, por faktet janë ndryshe sepse rrezistenca më e madhe kundër nazi-fashizmit ndodhi në çamëri plotë 55 ditë.Teksa miku im, poeti dhe shkrimtari i çamërisë martire, Hekuran halili, më tregonte mes lotve të tij për këtë emocion përjetimi, shkova dhe mora librin.I ngjante një rrjedhe që të përfshinte në vorbullat rrotulluese e rrymat vërshuese, aq sa nuk e lëshon nga dora pa e përfunduar, aq sa jo vetëm Hekurani, por kushdo që lexoi librin nuk i ka shpëtuar lotimit.Lumja rrëfen mes krenarisë dhe vuajtjeve dhe kompozon në pentagramin e trishtimit këngën e vuajtjes së këtij kombi nën thundrën e sistemit diktatorial.Dhimbje!Kush nuk përlotet e shtrëngon gjoksin nga dhimbja kur lexon episodin e rrëmbimit të kalit , qëndresën e kafshës që instikti i sajë qe më mirnjohës se shpirti i kriminelave.

 

 

11825670_835420236574254_127687758597571548_n

Kronikë e dënimit me vdekje

 

Por përshkrimet nuk lenë vend për klasifikim cilësor, pasi Lumja ka arritur të jap produktin që ka akumuluar për vite me rradhë.Një brengë vajzërore, që sensibilitet zëmëror tek e ëma, një mirnjohje tek i ati për sakrificat e tij për ta dhe pafajsinë e tij, një dashuri motre për vëllanë, një eksperiencë për më shumë tolerancë në jetë, një mesazh për më shumë kujdes për njerzit , një panoramë e bukurisë së vendlindjes, një mirnjohje për njerzit e mirë që ndihmuan në vitet e internimit, një keqardhje për persekutorët.Këto ndesh në faqet e këtij romani ku ka vetëm dhimbje, dhimbje dhe vetëm dhimbje.Dhe këtë shënim dua ta mbyll me fjalët e vet Lumes:”Këto faqe i mbrujta duke derdhur dashurinë e një bije përzier e njomur me lotë, me dridhje mjekre, me ngashërimin e zemrës copë, shoqëruar me shikimin e trishtuar mbi errësirën e ankthit e të pritjes, me fytyrë në helm e të egërsuar përkarshi intrigave e poshtërsive që janë bërë për të shuar emrin e një atdhetari, të një luftëtari, të një burri të besës, të një njeriume moral e dinjitet të lartë, të një prindi shembullor siç ishe , ti Beqo Plaku, o Babai Im”

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s