OXHAKU I SHPIRTIT

OXHAKU I SHPIRTIT

 

 

adem

Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha.

 

 

Ja, shikoni se si kjo kërrabë prej shiu rri këmbëkryq në oxhakun e vjetër. Tregimi i saj zgjat me qindra vjet dhe kurrë nuk përfundon.

Këtu në këtë qytet me rrasa të vjetra të nxjerra nga zemra e tokës mëmë, bisedojnë krakëllimat e korbave të bardha, sepse ato të zeza ikën pas dimrit të madh, ikën dhe kurrë më nuk u kthyen te vatra e vjetër.

Çdo gjë paska humbur tejdukshmërinë, edhe shiu i vjeshtës rigon me stërkala të errëta, stërkalat që i përngjajnë sterrës në shpirtin endacak të honit të djajve.

Andej pari dikur shumë më herët se ardhja e shirave të zeza kishin mbirë disa lloje zogjsh që i përngjanin trishtimit, zogjtë dalë nga rrënjët e degëve dhe mbirë mbrapsht në këto lashtësi të trojeve.

Nuk dihet a ishin degë të thyera të pranverës së hershme apo në shpirtrat e këtyre lisave rrinë varur grumbuj meteorësh që pikojnë herë pas herë nga shpirtrat endacak të yjeve.

Qe sa kohë shikoj i trishtuar ardhjen e një dimri pa borë por me një acar të paparë gjer më tani, erës i ngrihet loti në sy kur oxhaqet e fqinjëve të mi nuk tymojnë disa dimra me radhë.

Ardhjet dhe shkuarjet e stinëve këtu maten me vite , një ditë jete me këtë acar mund të krahasohet me njëqind vjet qensh.

Këtu njerëzit i përngjajnë krongjijve prej kristali, u zgjaten flokët e thinjura deri në tokë, nëpër xhepat e arnuara të erës një harabel ndërton një çerdhe prej duarve të acarit.

Sa herë që i afrohet kjo ngricë trarëve të çatisë shembet dita deri në themel, një rindërtim duke filluar prej themelit i përngjan ringjalljes së shirave, e kur vijnë shirat përrenjtë çmenden nga xhelozia, tërbohen, fillojnë ta kafshojnë dheun si lukunitë e tërbuar të ujqërve, kafshojnë dhe nuk din të ndalen,…

Sa qenka i pamëshirshëm ky dimër shpirtlig., herë shoqërohet me erën e herë me fishkjen e gjetheve.

Ne të gjithë një ditë do bëhemi duna prej dëbore, edhe nëse shkrihemi në pranverë sërish shndërrohemi në copëza të rërës pranë ndonjë dune prej trishtimi e cila zvarritet si dallgët e sëmura në ëndrrën e ndonjë pulëbardhe të plagosur nga gjëma e një britme të pa artikuluar të detit . Sot kuptova prej zogjve endacak se si në fluturim e sipër kërkojnë kotësinë e fjalëve të plagosura në lëngimin e gjetheve të kalbura në kujtesën e rrapeve.

Disa hije më shikonin si lubinë thua se jam një njeri i ardhur nga prej kozmosit,ndoshta më përziejnë me alienët e bardhë ose me djajtë por shikimet e tyre po ma shpojnë shpirtin e shpuar e të bërë shosh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s