Tercina nga Dashnor Selimi

 

dashnor selimi

Tercina nga Dashnor Selimi

 

 

***

 

Fryn era e Jugut.

Zogjtë  veshën këmishën e bardhë,

dielli, kurorë zjarri  mbi Trebeshinë.

 

 

***

 

 

Gjethet rënkojnë në trotuare.

Pemët kurorëzhveshura

mbuluar me krahë zogjsh.

 

 

***

 

 

Stuhi dhjetori.

Yjet rrëshqasin akullit.

Ngrijnë në hënën e dalë rishtazi.

 

 

***  

 

 

Nga dritarja shikoj brymë.

Ndriçon bora, si hëna.

Gjethet e çajit aromë shtëpie.

 

 

***

 

 

Era e marsit i  bëri retë si varka.

Mbi dallgët  e marrosura

deti u mpiks në kripë të bardhë.

 

 

***

 

 

Në damar gërmova lirishtat.

Dhimbjen time qan ngrehina.

Lisat mbajnë peng erërat e vjetra.

 

 

***  

 

 

Zogjtë shpërndajnë shiun.

Një lule bajame ra mbi vetull.

Bleron prilli gurit të zhveshur.

 

 

***

 

 

Mbrëmja hodhi argjëndin e hënës,

lagështia si gjuhë gjarpëri në agim.

Shtëpia bosh!

 

 

***

 

 

Plugu ndan tokën në copëza.

Djersa ime,

kripë e tharë.

 

 

***

 

 

Çahet syri i dhimbjes

në flakën e kandilit.

Pulëbardha klithi mbi shkëmb.

 

 

***

 

 

Krahët e thyera të anijes

këmisha të bardha mbi valë.

Shpati  i malit gjakoset.

 

 

***

 

 

Pas shiut,barit iu prish qetësia.

Deshifrimet e jetës u zgjuan.

Hëna u qetësua mbi lendina.

 

 

***

 

 

Plasi dhimbja mbi shkëmb.

Syri i qiellit në mëngjes,

gjakosur nga këmisha e ferrit.

 

 

***

 

 

Përgjoj rrjedhën e burimit.

Aty gjeta legjendën e fisit tim.

Gjyshja, tjerr historinë e brezave.

 

 

***

 

 

Nga  sytë  e  gjakosur të Vasilikës

ranë  lotë mbi liqen.

Themeleve të kalasë gjak  Suljoti.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s