Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Ndodhin krisje

 

Asgjë, s’ka ndryshuar, nga ajo natë .

Deti dhe nata, po aq të qetë .

Deti duket, i përfjetur, pothuaj

dhe vala s’e ka humbur, përkëdheljen e vet .

 

Asgjë, s’ka ndryshuar, këtyre  anëve .

Ajëri, prapë erëmon pishë .

Rëra, po ashtu, t’i djeg gushteve, tabanet

dhe gjelbërimi, ka mbetur, po ai .

 

Në udhëtimin tonë, këtyre brigjeve,

s’ka ndryshuar, asgjë nga natyra, për rreth .

Po në ecjen tonë,  mbarë edhe mbrapsht,

ndodhin krisje, mendimesh, në mes .

 

 

 

Ne

 

Ti, që i kalove, të gjithë kufijtë e mjegullës,

ti që je kthyer në përqëndrim,

ti që je kthyer në fllad mbrëmje,

merr e jep mesazhe, prapë nga shpirti im .

 

Ne, s’i kemi humbur, lidhjet tona,

as në herën më të keqe, ti e di .

Na është dashur edhe të heshtim,

po jemi çuar etshëm, përsëri .

 

Tani, që mjegullat, na u shumëfishuan

dhe na lanë dëshpërimin në mes,

ne, si gjithëmonë, do t’i shpërfillim rregullat,

dhe, një komunikimi tjetër, do ti zëmë besë .

 

 

 

Dukem më mirë

 

Kjo është galeria e viteve të mia,

e stampuar në memorje aq mirë,

sa, çuditem hera herës me vete,

si nuk i mungon, as një presje, as një pikë .

 

Janë stampuar, zërat e njerëzve,

bisedat e bëra me ta,

shetitjet dhe rrugët e gjata,

herë vetëm, herë me ata .

 

Pyjet e veshur dhe xhveshur,

detet pa fund e pa anë .

Njerëzit, që me ta u ndesha,

ata, që më deshën dhe më lanë .

 

Të gjitha, të gjitha shpalosjet,

sa bukur për  shtat më rrinë !

Sa bukur, dukem kur qaj,

po kur qesh, dukem më mirë !

 

 

 

Po dremis

 

Këtij bregu, ku sundon dëshpërimi,

jam guacka e sapo nxierë nga deti,

guacka që, mbasi i morën perlën,

e flakën, tutje bregut .

 

Këtyre anëve, paska shkreti

dhe fati qënka shkruar kështu .

Tani, që më ka mbetur  vetëm lëvozhga,

po dremis bregut, kuturu .

 

 

 

Jemi kthyer ne elektroda

 

As një herë, s’do t’i themi dot të gjitha .

Jemi të urtë dhe racionalë .

Fjalët e tepërta, kurrë s’i përtypëm,

ose s’i dëgjuam fare, kur u thanë .

 

Ne jemi, më tepër, se  heshtja .

Dimë me imtësi, ç’na ndodh, në çdo qelizë .

Jemi kthyer, në elektroda,

si në proçesin, elektrolizë .

 

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,681 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List