Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Ti qindvjetësh”
BETIM
Dëgjoj dhe këtu cicërma zogjsh,
Marr ajër e shoh gjelbërimin,
Shoqëroj diellin deri në perëndim,
Nata më merr gjumin, jo dhe lotin tim.
Mbaj në gjoks mallin për Ty,
Atje më duket e bukur çdo gjë,
Betohem me fjalën time në sy,
Se frymën e fundit tek Ti do e lë.
Atje kam shpirtin, atje gjej qetësinë,
Atje ku për herë të parë qava, emrin tënd thashë,
Atje kam ca eshtra që prehen e rrinë,
Bijë më thërrasin, unë kënaqem me ta kur flas!
ATJE KAM NJË THANË
Nëse trupi këtu do më ngelet,
Shpirti im flutur atje do të jetë,
Po nuk ka lëndina e lulet të jenë tharë,
I kam thënë fluturës, atje kam një Thanë!
LIGJËRIM SHPIRTI
(Xhevahir Spahiu)
Se koha të rëndoi mbi supe,
Si gunë e zhytur në baltë,
Mbi çdo rrudhë e thinjë,
Flet shpirti yt i artë.
Si një zgalem në valë stuhish,
Shkëndijë rrufeje në lartësi,
Qiri i ndezur në errësirë,
Mendje ndritur në ardhmëri.
AROMË GJAKU
Rënkim toke,
Syth i luleve vritet, nuk bleron,
Dhimbje, kujë, grahma, lot,
Vemjet vrasin,
Aromë gjaku kundërmon.
Vëllimi poetik” Ti qindvjetësh”





























Leave a Reply