fatbardha sulaj 1

Tregim nga Fatbardha Sulaj

 

 

Seba

 

…ndërsa ecnim rrugës, unë shihja hijen time dhe duke qeshur  shtova: “sa e bukur ngjan hija ime”, ndërsa  ai buzëqeshi, ajo buzëqeshi gjithashtu.

-Po hijet tona ?  -pyeti ajo.

-Po ja në rrugë i kemi, na paraprijnë

-Kush ngjan më e bukur?

Asnjë përgjigje më pas.  Qeshëm të katërt fort…

Nata kishte një madhështi të pakrahasueshme, dhe unë shijoja zhurmën e takave të mia, dhe hijen… Bisedën natyrisht dhe pse të katërt flisnim gjuhë të ndryshme e kuptonim më së miri.  Kudo gjej një “the Queen” si të jetë një shenjë që duhet ta takoj patjetër dhe kështu ajo do shkëlqente dhe pse e prishur prej viteve ” the Queen of Jon” …Në trotuare, arti i rrugës “Art trip”  ishte dominues.

” Viva el arte”  -tha shoqa ime …

-Po gjithë kjo rrugë është art –shtova.

-Artistët janë të çmendur – tha ai

-Ti thua kështu për veten?- e pyeta duke qeshur

-Jo unë u bëra normal sapo hyra në këtë botë . Fazat e qenësisë ndryshojnë…

Ra heshtja…Filloi të këndonte një këngë të çuditshme të popullit të tij në gjuhën e vet.

-Ç’ farë thotë teksti -pyeta sërish

Ai qeshi dhe vazhdoi me një frëngjishte të çalë ” la boheme”

Qesha sërisht, dhe shtova : Nuk të pyeta çdo këndosh në vazhdim, por çfarë këndove ?

Ai ashtu i trishtuar tha: forgot it”

Vazhdonim të ecnim, ndërsa qyteti sundohej nga tingujt e buzukut dhe  thirrjen e njohur  “Jamaaaas”

Nuk e kuptoja nëse këta njerëz ishin të trishtë, të dehur apo të lumtur… E gjithe kjo më krijonte ndjesi të pazakontë. ..

Por ngaqë trishtimi ishte i shpeshtë, u  vendos një regjim i çuditshëm për  mua..

Më pyesnin shpesh:  “how are you?”

Përgjigjesha me një pohim koke ose shkurt : “jam mirë”

-Fjala “Mirë”  nuk është shumë mirë -tha ai. – Thuaj jam shumë mirë, shkëlqyer…

-S’ mund të genjej veten – ju përgjigja.

Abugra qeshi fort..

Oh “ habibi”, ti ke të drejtë,  ti mund të jesh e trishta e gjithë kësaj  bote.

Dhe bërtiste me zë të lartë në rrugë: “Seba is the most sad woman”

Vazhduam të ecnim deri tek shtëpia…

Pimë diçka- tha Abugra,

Unë s’ kam gjumë, po kështu tha dhe Sari..

Unë po iki. Më duhet të mbaroj një punë patjetër.  U largova me hapa të ngadaltë, ndërsa pas jehonte thirrja : “ Sebaaa”.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,686 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List