anila 12

Poezi nga Anila Mihali

 

 

PETALE QË VRASIN VARFËRINË

 “përveç detit i kemi të gjitha”           

 

Qytet me rrugica që humbin diku,

Duke u varur si mbi faqe lotët.

Sfilatë trëndafilash, ecën kuturu

Sa të mundë, të fshihet nga të ftohtët.

 

T’ u kthyhen sërish mërgimtarët

Të gëlojnë sadopak sokakët e fshehur

Për ty, në sy u ka mbirë të qarët

Malli për gurët i ka bërë të dehur.

 

Kjo Vjosë, që zbret nëpër ca dimra gri

E mbyt edhe një shpresë me dorën e kohës,

Krishtkryqëzuar mbi tepër varfëri,

Ti gjoksin mundohesh t’ja nxjerrësh llohës.

 

Qytet që ke humbur nëpër rrugica.

Trëndafilat, me petale e vrasin varfërinë.

Trupin tim ma mbledhin mornica,

Kur mërgimtarët në blu ta kthejnë grinë.

 

 

MIDIS

 

Trishtimi im …

Bëj si të bësh me orët e mbetura të natës

M’ i largo hijet që përgjojnë dritareve

Më ler sot në intimitet me fjalën.

 

Zhgënjimi im…

Kush tha që ti s’ je i bukur

Lindur prej sinqeritetit të femrës

Dhe botës së paskrupullt.

 

Ëndrra ime…

Do të të jetoj deri ne fund

mes trishtimit dhe zhgënjimit tim

ti je shpresa që mund.

 

 

PAFYTYRËSI

 

Në maternitetin më të fundit të kohës

Pafytytrësia lindur nga shëmtia

Solli në jetë larva që jargoseshin zvarritshëm.

E marr shpejt në krahë fëmijën e ditës që feksi

Në arratisje me dritën, kumbar bëhet dielli.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List