Poezi nga autorë  grekë

 

 

13934891_1281638708520434_2461573705347878435_n

Kostis Pallamas

 

Vera

 

Bota ndriton
si yllësi
male dhe fusha
pemë edhe ujë
rishtaz festojnë
tek beh aty
vera e bukur,
o Perëndi!

Zëra, të qeshura
ja tek sjell era
diku mes vreshtash
me fruta plot
Fëmijët ëngjëj
psalmojnë këngë
verës bujare
ç’gëzim, o Zot!

Në këtë orë
shpërndan një dorë
ledha dhe kamje
tokës uruar
si yll praruar.
Jetë mbjell aty
vera e çmuar
o Perëndi!

Natyr’ gëzuar
pleq e të rinj
porsi një nënë
pret duarplot.
Natyr’ e tërë
porsi kopshtnajë
dhe vera, vera…
ç’gëzim, o Zot!

 

 

 

13925413_1281091701908468_4003906601354886908_n

Popi Aroniadha

 

X

 

Deklaroj përgjegjshëm
vrasës i frikës.
Veç me një rreze drite,
një tingull harpëror,
një gllënkë ujë
nga çarje trakeje
në fyte shkëmbinjsh,
e varrosa thellë
në përrenj gjarpërinjsh.

 

 

 

13925011_1280453568638948_877746898764190942_n

Giorgos Potamitis

 

***

 

kush vallë e di, se sa vonë ka mbëritur
letra dërguar, me gjithë heshtjen Tuaj…
letra prej kohës ish zverdhur, venitur
nënshkrim, thjesht, – një puthje…
dhe kish ngjyr buzëkuqi me tingull
gjithë të vertat mbyllur heshtjes Suaj…

 

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,688 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List