Poezi nga Syrja Kurti
Marr-dhënie
Nëse ti kokën plot hir më tund
unë bëhem Van Gogh dhe një pikturë të jap,
nëse ti trupin tënd afron tek unë
unë bëhem Mikelanxhelo dhe një skulpturë të fal.
Nëse zërin tënd mbushur me tinguj dëgjoj
unë bëhem Mozart dhe të jap një simfoni tjetër,
nëse pranë meje e qeshura jote kumbon
unë bëhem Paganin dhe të fal nje orkestër.
Nëse sytë e tu dritëplotë më shohin
unë bëhem Perëndi dhe të dhuroj një qiell,
nëse buzëqeshja fytyrën tënde ndricon
unë Zot i Zotave bëhem dhe të fal një diell.
Nëse ti rri ngrysur dhe ftohtësi afron
(nuk do a nuk mundesh, këte unë s’e di),
përveç vetes time nuk kam ç’të dhuroj
kur ti s’jep asgjë, jam thjesht një njeri.
Vapë
Vapë sahariane.S’ka re.S’fryn erë.
Rrugët bosh.Njerëz që ecin nën hije godinash,
Dielli djeg sot më shumë se çdo herë
në asfaltin e zbutur autografe lënë makinat.
Qyteti shkrofëtin, djersin nën diell si një kalë,
dita me gjuhën jashtë ,e lodhur shkon ngadalë.
Dy qiej më lart
Me qiellin më përngjet shpirti yt i pamatë
buzëqeshja me diellin kur për një çast sytë i mbyll,
portretin brenda hënës kur nis e bëhet natë
dhe emrin gjej të shkruar sa herë që ndrin një yll.
Por s’e di cfarë është që po më shkon gabim
se prapë nuk janë përmasat ashtu siç dua unë,
ndoshta s’është qielli i duhur për një krahasim
por duhet të ngjitem në galaktikë më shumë.
Se nëse përmasat e tua, ashtu siç janë do t’i mat
duhet të ngjitem akoma edhe dy qiej më lart.
Lumë që ecën
Lumi i jetës vjen diku thellë nga malet
prej burimesh të largëta qe s’ia dimë zanafillën,
ecën dhe ecën e kurrë nuk di të ndalet
brenda shtratit të tij derdh koha ditët dhe vitet.
Rrokulliset një gur-ditë, ngec në shtratin e lumit
aty -këtu dhe të tjera që veten s’dinë ku gjejnë,
gezimet dhe brengat mbi ujë veten perkundin
krijohet një vorbull diku, më tej mbetet një shenjë.
Nje gjethe e këputur, valën prek me drithërimë.
uji nën një gur, diçka thotë me pëshpërimë.
Kujtim i shkuar
Unë e di,
gjithnjë kërkon mes turmës
se mos sheh duke ardhur portretin e tij të lodhur,
nuk hyn më si dikur në barin tuaj të preferuar,
por shpesh kalon aty
ndoshta për të dëgjuar mes zhurmës
një zë të njohur,
si për të mbyllur një bisedë të papërfunduar
Unë e di,
kur ulur je në tryeza lokalesh a në gosti
e dikush mbush gotën ose porosit pijen e tij të zakonshme,
ty të kujtohen sytë me ngjyrë të çelur
gjithnjë të trishtuar,
kujtimet kthehen nga fushat e largëta te mendjes përsëri
situata bëhet e e lodhshme ,
dhe ti s’ke më deshirë as të bësh “gëzuar”.
Unë e di,
shpesh kthehesh pas në kohë tek një burrë me shpirt të trishtë
e sjell ndërmend atë kur sheh një zog të vetmuar,
nje qen të braktisur,
në një buqetë lulesh, ose thjesht tek një kalë
tek meloditë
poezitë
tek te gjitha dashuritë,
tek një flakë
e vogël e venitur
që diku regëtin e mbahet e gjallë.
Por kjo botë e mbrapshtë gjithnjë më çudit për dreq
ndaj dhe unë nuk di si e kujton
për mirë a për të keq.
Lumë që ecën
Lumi i jetës vjen diku thellë nga malet
prej burimesh të largëta qe s’ia dimë zanafillën,
ecën dhe ecën e kurrë nuk di të ndalet
brenda shtratit të tij derdh koha ditët dhe vitet.
Rrokulliset një gur-ditë, ngec në shtratin e lumit
aty -këtu dhe të tjera që veten s’dinë ku gjejnë,
gezimet dhe brengat mbi ujë veten perkundin
krijohet një vorbull diku, më tej mbetet një shenjë.
Nje gjethe e këputur, valën prek me drithërimë.
uji nën një gur, diçka thotë me pëshpërimë.
Hëna e plotë
Kjo hënë e plotë me një femër më ngjan sonte
që shikon veten fshehtas tek krihet në pasqyrë,
sheh gjinjtë e rrumbullaktë .
supet e saj të kolme
një buzëqeshje e drojtur i përhapet në fytyrë.
Pastaj e veshur bukur niset për në takim
me diejtë,
me dritën e saj si prej vajze, ndriçon cdo rrugë e shesh
yjet si djem capkënë nga pas i fërshëllejnë
ajo s’mërzitet fare , me veten buzëqesh.
(Mbrëmje..natë vere…)
Mëngjes i nxehtë
Kori i gjinkallave duket sikur fare s’ka fjetur,
kënga e tyre kaq herët
më ngjan me daullet e lajmëtarit,
sikur tregon se dielli që në agim sobën e tij ka nxehur
dhe do vazhdojë t’i hedhë dru të tjera zjarrit.




























Leave a Reply