13620221_629860503847828_6876089236802066956_n

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

SHKODRA EME.

 

Qeshja eme pasqyron tanden thjeshtsi,
e sytë e mi jeshilen qi t’zbukuron,
zemre eme tanden sofër e tanden begati,
shpirti em ? Mirësinë qi gjithkujt i afron.

Mirëtgjetsha Shkodra eme, Shqipëria eme.

 

 

 

NDJIJ RRAHJET E ZEMRËS.

 

Jam tuj ardhë,pjesë e tandit shpirt,
aq e vogël mbrenda teje sa ndjej rrahjet e zemrës,
qi ……….. m’trondisin andrrat.

Ti je pjesë parajset,
nji cep ku flirton qielli me tokën,
e pjell andrrën.

E unë?
Jam bija e jote,
lind e rritë aty,
e lumtun me kenë.

Aty kjava,lot’t e parë,
putha,dashninë…
e ika nji ditë aq lerg…
për my kthye prep.

E me u ndie si sot nji grimcë jotja,
qi përmbush çdo rrahje zemret,
tek ti.

 

 

 

HIJESHI FEMNE

 

N’mbramjet e përthyme me rrezet gri qi afrojnë natën,
do t’vjedh ,
pa rrugë ikje,
as pshtimi.
E ti?
viktimë e nji nate andrre ku..
qielli do bahet : jorgan,
e toka?
dyshek e nji dashnije qi eksploron ishujt t’pashkelun.

Kam me marrë andrrat e gjumin me ta prishë,
si hanë qi n’penxheren tande ndal hapin,
e pushon,
jetë.

M’prit kur dielli t’jet zhdukë nën fundin e nji peizazhi flakërus,
do t’vij,
si hije,
enigmë,
shpirt i padukshëm,
o trup?!

Qi endet ………………….pa t’lanë rrugëzgjedhje.

Ndij veç aromën ,
prekjen,
puthjen e ajrin qi pëshpërin,
n’dehje,
e n’marrëzi grimca t’dëshirume.

Kur nata t’ket shtru velin e zi..
unë do shndris tanden andërr vetmitare t’pashpres.

” me hijeshi femne”

 

 

 

N’KOHË…

 

Pres andrrat e brishta,
t’nats qi dhomën e heshtjes ka për dëshmitar mbrenda meje,
hap kraht drejt qiellit,
ulërij pa za,
me zanin e shpirtit qi then mijra heshtje,
e n’grimca i shpërndan mbrenda meje.

Flirtoj me ajrin qi puth lkurën teme,
e flokt i shpërndan tuj lëshue nji melodi dehje,
mbyll sytë,
e n’prehje nën za them do gërma,
t’pakuptimta për tjerë,
për mue jo,
i ndjej…….
bëlbëzoj,
pëshpëris mijra herë me vedin,
e i msheh ,
diku n’skutat e shpirtit,
tuj mendue se nji ditë ,

Do i ulërij ,
do i çjerr,
do i bërtas me tanë zanin tem: merriiii….

Ti kam falë,
gjithçka temen,
pa drasht të jem e shkelun me kambë,
e braktisun si nji teshë e vjetër e pavler,
pa drasht se bota t’injoron se bota kërkon…
nji lustër,
t’paidentitet,
nji maskë,
o thjesht nji emën diku t’shkrum,
pa histori,
as ndjenjë,
asgja.

Unë?
Unë jam koha qi ikë e pafrigë,
e mkatë,
e puthun,
e dënume me t’dasht,
e me t’urrye,
pa pshtim, po me zemër e me atë grimcë shpirti ,
qi tesh asht shpërnda n’ajër ,
po sepse unë jam aty n’çdo grimcë tijën.

Hap krahët e pres andrrat e brishta t’nats,
pa pasë asnji rrugë tjetër veç: Me t’dasht….

E me t’urrye.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,681 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List