xhemile 12

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

NGA HIRI I FERRIT NGRIHEM LARG

 

Edhe pse qëlloni me fjalët prej helmi,
e copë bëheni të më digjni të gjallë,
me flakë si shkrumb që bënin prore
dhe shpirtëra gladiatorësh,
Ҁ’janë këto rebeshe fjalësh më të zeza?
Përplasni si dallgë, mbi krah zogu çerdhesh.
Ligësinë kush s’ua njeh? Thikat kush s’ua sheh?
Bota e perënduar, ikur kanalizimeve,
si gjethe të rena vjeshte,
pa asnjë mesazh, qoftë dhe të një insekti shkretëtire.
Por jetën zgjodha. Nuk e jap nën asnjë armë,
Nën asnjë lekë nuk e merr asnjë hije,
Asnjë monstrumë me shije të mëkati të hollë.
Po kap hapësirat pa fund të një flake të largët
Që më ngreh çerdhen e vetme mes shpirti tim
Dhe gjë s’më ndal fuqinë time dallge të tërbuar
Midis oqeanit të madh për të ikur, ku dua,-
Larg, larg, larg!

 

 

ZJARRI

 

Përse vjen nata në këtë qytet, pa mua, përse?
Përse vjen mëngjesi në këtë qytet përse pa mua?
Larg një buzagazi mashtrimi, pa mure, pa barikada.
Po, megjithatë, unë këtu ende jetoj, ngrys vitet këtu,
Shikimi i luleve, rrugëve diçka më thotë gjithnjë,
Qaj e puth imazhin tënd nga larg, si e si të prehem
Në përqafimin tënd, si m’u thinj tërë kjo dhembje!
Shikoj në pikën pa fund atje, qenien time vërej,
Po! Në pikën më të largët në planet, ja si jetoj!
Për këtë në vendlindje dua ekzistencën tjetër,
Tjetër diell, tjetër hënë, tjetër natë… ditë të bekuar,
Rrugët e tëra i dua gjithë zjarr shtruar.

Të bukura të gjitha kudo e kurdo janë,
Vetëm të qe si bar fushe një doçkë liri,
Edhe për mua, si për ata, që udhëtojnë, puthin,
Shkruajnë, pikturojnë, kultivojnë lulen, miklojnë.
Nga e bardha në të blertë, të gjitha i dua – ja pse.
Nga e kuqja në të kaltër, të tëra janë për mua.
Të gjitha ngjyrat më thonë sytë që ti ke,
Eja, afin e tët buzëqeshjeje të të çik me duar!
Trokita ngado portash të erës, dua veç tët dhembje,
T’i lëmë në brigjet tjera të kohës, plagët e gjakosura dua,
Lulishte rrezesh mbirë e shtuar sa buzëqeshje të botës!
Me këmbë të zbathura të shkel lumin në flakë dua!

Ngado ik, ngado kthej, ngado qesh, ngado qaj,
Gjakosem çik më çik e netët t’i shkul, kudo jam.
Plagët e mia gulç në fyt, si s’i përpij dot akoma!
Gjithë qenia, si fushë betejash, oh sa rëndë, aman!
Flakë, koka ime. Flakë,- zemra… kohën s’e gëlltit.
E sa shumë avionë ngado, barka, trena, vetura,
Në shpirtin tim është kasollja ime bote në skaj
Dhe aty në verandë prek sytë që dua fort, o shpirt!
Zjarr lemeri kapërdij çdo çast, po si të të shoh ty?
Kur luksi, zhurma, secili fishekzjarr feste, fanfarat,
Veç fasada e tërë një të mjere, si mbyten në çirrma!
Damka, jo himne. Leqe, jo flamuj. Kohë e qullur e huaj.
Gjithçka e perënduar, që pa nisur. Harruan fare njeriun!
Njëra-tjetrës do bien ato. Vajtimet e munguara që shkilen,
I varrosin me të shpejtë. Në shuplakë agun po zbres.
Dritaren mbylla me këmishën time të natës,
Perdet hoqa, hëna më përkëdhel, horizontet puq qartë
Me buzët e mia dhe pres: ku je? Pres, nga po vjen!

Rrugët e tëra i dua gjithë zjarr shtruar,
Me këmbë të zbathura të shkel lumin në flakë dua!
E çdo shkëmbim puthjesh do të na zbresi vitet,
Hov e ngarend, askund një moment pa ndaluar,
Si mbi kalë, gacave shpejt, duart mbi jela të bardha
Dhe jipen rrugëve kaluar.

 

 

PO IKI  NË RRUGË TË LARGËT

 

Biletën e erërave tashmë kam prerë,
Edhe valixhet e mallit të madh vura mbi prag,
Do vete ku lind dielli, do ik nga vuajtja e prapë,
Dua të jem udhëtare dhe veç udhëtare përherë.

Ndarje nuk ka, kur pikë e largët e ndritshme pret,
Gjithmonë e madhe është ëndrra, horizonti tutje.
Gjithmonë ndalja në stacion të bënë të huaj, të vret,
Vazhdo, rruga është poezi, guximi është art pa lutje.

Nuk do të ndalem askund. Shekuj do kaptis
Përpapa, prapa, ngado. Do të të prek, do të të gjej.
Sa vargje hodha në kartë! Sa dritë kudo rrugës!
Fatorino, ëndrra, zemra, gjithçka më thotë, mos fol, mej!

Udhëto, mos bëj fjalë! Poete je, udhëtare e përhershme.
Zëri i brendshëm, rrugët, jeta, dashuria më japin krah.
Kam xhan dallandyshesh, ngjyrë detesh, për këtë vuaj.
Ngado të hedh hap, të mbjell bimë shpirti ngado dua!

Po vej në rrugë të largët, kujtimesh mbusha trastë,
Tërë jetën isha e nemitur, dallgë fare e turfulluar.
Me dy duar jipja rreze shpirti, tri këmbë më shtypnin.
Ngrihesha prapë e shkrihesha për horizontin larg.

Më s’pres. Kam prerë mendjen, tërë qenia m’ka bekuar,
Hasha s’i bëj një çast jetës që deshta prore dhe dua.
Biletën e erërave tashmë kam prerë, sa gëzim, sa mallë!
Edhe valixhet e mallit të madh vura mbi prag,

S’dua stacione, pra. Pika kontrolli s’dua, por veç binarë,
Veç asfalt, veç barkë, kal të bardhë, pilot, timonier.
Kilometrat varg, tetëqind milja në orë… më ndih, o Zot!
Dhe nëndetëse të jetë, dhe satelit… larg, larg të ik!

Biletën e erërave tashmë kam prerë,
Edhe valixhet e mallit të madh vura mbi prag,
Do vete ku lind dielli, do ik nga vuajtja e prapë,
Dua të jem udhëtare dhe veç udhëtare përherë.

 

 

MË JEP NJË GOTËZ UJË!

 

Dua dritën që më jep shpresë të pastër
Se në pasqyrë veten po shoh dhe po njoh,
Ashtu si shoh një livadh plot lule bote
të mosnënshtrimit tim për asgjë.
E kësaj stine nuk i frikësohem,
Sado që turfullon erë e pabesë, fishkëllon marrëzi,
Unë peshën e ligësisë nuk e honeps, trillin nuk e di.
Le t’i thonë stinë zhaurime tmerri dhe rrëmeti.
Le t’i thonë dhe stinë hijesh, shkretëtire dhe kotësie.
Tek unë ti jeton si pemë e plotë me sytha,
më çik ballin me gishtat tuaj, o sa i dua!
Plot degë, gjethe tej e ndanë,
më jep një gotëz ujë, aman!
Ҁ’më duhet dritëza pa cak, syri miop, ura pa banorë?
Fjala që rrezaton, buzëqeshja që të mbështjell,
Lëngu pranveror mendjen e shpirtin që kthell, –
Ja druri i fatit tim! Ja verbi poetik i shqetësimit tim!
Ja mesazhi i lotëve të mi!
Largësitë e një drite që m’përvëlon
Dhe e ruaj thesar hyjnor në detin e zemrës
Që veç unë ia di peshën…
Ashtu si dashuria jonë: kundërmim bari nën kostarë,
Fluks erërash në kopshtin e një fati që miklon,
Dashuri, si ëndrra e marrë e vashës, djalkës,
Si të ikurit në botë për një jetë që s’e kishin asnjëherë,
Dashuri lulkash nën ujëvarë,
Kur këndojnë gushëkuqët dhe sqepkaftët,
Pëllumbat, si çastet proverbialë,
njohur e mbajtur mend nga të gjithë.
Kështu si sytë që më dhuron çdo ditë ti.
Si dhembjet që trup e shpirt më përplas mbi re,
mbështjellur me ambalazh ëndrrash të zjarrta,
si blegërima, timbri ndjenjor,
gurgullima, puthja e çmuar, apel e thirrje: “Eja, aman!”
Dashuri, si letra drejt një kontinenti larg: “Të kthesh!
Po digjem, po mbaroj, pa ty. Si s’kthen akoma, si?!
Nuk dua asgjëkafshë, por më eja pranë!
Si nuk kupton që po flijoj plagët e mia,
se ç’humnerë pa fund e anë”?!
Krijojnë tingullin më skofiar, si e dua unë, si e di.
Që më bëjnë ta dua jetën që e gjakova gjithnjë.
-Zogjë, pse këndoni sot gjithë lot e gaz?
-Gurë, ç’më thoni kështu ngadalë-ngadalë?
-Rrugë, pse drejtoni gishtin mbi mua
e kërkoni doemos të marr udhë?
-Hënë rri kot atje lart dhe ndrit ëndrrat e mia?
Di ti ç’të kërkoj sot? Pse jam mal tërë në flakë?
Nuk më shuan një zjarrfikës në botë,
sepse dua timen jetë! Atë që s’e pata dot!
Dua dritaret të hap me mallë, lulen të mikloj,
Ta lëshoj mbi ca ujë në vazo salloni,
ku të kumboj qartë e ëmbël qenia ime, shpirti im,
Zëri i këngës time se dhe unë jetoj e do jetoj!…

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List