melazie Gropa

Tregim nga Melaize Gropa

 

 

Maska

 

Ishte koha kur fillova të kuptoja se njerëzimi dhe bota rreth meje nuk funksiononte ashtu si në leksionet që kisha marrë kur isha fëmijë. Asgjë nuk përkonte me ato që më kishin thënë e  ngulitur në mendje.  Ah, “rregullat e arta” të shoqërisë! Fillova të  kuptoj që bota ecte  mbrapsht e rruga ishte e vështirë. Duhej të mbahesha fort që të mos rrëzohesha. Të krijoja ca “ekuilibra” më se të domosdoshëm për kohën që jetoja. Edhe patericat e hekurta humbisnin funksionin para realitetit të egër që më rrethonte. Rëniet e herë pas herëshme kishin fillluar të më lëndonin e më dhimbsej vetja tek e shihja të gjakosur e çjerrë. Më së shumti më dhimbsej pafajsia që shihja në sytë e mbi të vetmen gjë të vërtete, pasqyrën. Duhej ti vendosja fytyrës  maskë. Mos u çuditni, maskë nga ato prej vërteti. E  kisha gjetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur. Ndoshta ai që  e kish pasur s’ ja kishte dalë dot të mbijetonte.

Sa e vështirë ishte të mësohesha me të!

Më  zinte frymën, më shtrëngonte kraharorim e  buzët, s’ më linte të flisja sa herë që më duhej të kundështoja mbi padrejtësitë, ashtu sikurse bëja më parë. Zëri s’ më dilte, veç disa pëshpërima, që i dëgjonte vetëm shpirti im. Vetëm ai mund të depërtonte  nën  maskë.

Pas shumë përpjekjesh e mundimesh u përshtata dhe unë. E hiqja e merrja frymë lirshëm  veç kur isha vetja dhe vetëm… Sa më trishtonte ky fakt, por mendoja:

“Më mirë të lëndoj veten, se të më lëndojnë të tjerët! “

Kanë  kaluar disa  kohë dhe me maskën time jam përshtatur mirë, por lutem që një  ditë ta hedh tej e të jem ajo që dua të jem, jo ajo që të tjerët më imponuan.

A do të  vijë vallë ajo ditë?

Nuk e di, por kurrësesi nuk dua që maska ime të gjendet nga një tjetër  nën  rrënoja, e ti duhet sërish të përballet e të jetojë me të.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,681 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List