Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Ah…
Mbirë kjo lulja k’ tu në mur,
në baltën që lidh dy gurë,
mbushur botën me aromë,
e bardhë, e bukur, e njomë…
Ju lutem! Mos zgjasni duart,
më dhimbset, është e mërguar…
Hapur
Jam e çmendur…
i hedh sandalet para botës,
zbërthej kopsat e bluzës,
futem në xhinxhile,
dhe kërcej…
Mjerë ata që nuk kuptuan,
çmendurinë time…
lëngëzimin e vijës së ndaluar,
hipnotizimin e dybekut të gjalpit,
drithërimën e lotit të bardhë.
Jetë e shkurtër
Me
premtove botën,
Diej edhe qiej,
Shpirtin dhe trupin,
Frymë e …, fantazi,
I mblodha si lule,
I lidha buqetë,
I lashë disa ditë,
Të gëzosh dhe ti…
Dhe kur erdhi ora,
Lehtë, pa lënduar,
Humbëm përsëri…
Vetem për sonte…
Kjo është nata jonë,
Unë, ti dhe hëna,
Në zemër të detit,
Vetëm…, për sonte…
Rrobat s’ janë për ne,
Veç me frymën tonë,
Ndezëm mijëra zjarre,
Vetëm… për sonte….
Kërkojnë buzët tona,
Shekullin e humbur,
Shërimin e gjetur,
E ngrohta valë…
Shenjtorët e puthjes,
Mbi majën e gjoksit,
Oh, si mrekullohen,
Plaç, moj valë…!
Erdhe dhe më zgjove…




























Leave a Reply