arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Mbrëmje

 

Një fjalë plot dritë për ty sot do të doja
Dehur tek shihja sytë e tu plot shkëlqim
Lumturie jo s’munda as ta gërmëzoja
Dhe vete bota mu duk fare e pakuptim

Shpesh provova të harroja por më kot
Cdo takim të fundit e quajta e s`di pse
Po kur shoh të zbresi ai yti ngrohëti lot
Lumturohem për magjinë që te unë ke

Frigohem afër teje e do doja të rri gjat
Zemrës ndezur puthjet shuar ne buzë
Mes frike e trishtimit sot ndihem me fat
E vetmja fjalë që munda – e imja muzë.

 

 

Kujtesës time

 

Kur kujteses time ti të vish
Do jem aty prap duke të pritur
Dhe brënda zemrës do të rrish
Si një dhuarat nga festat zbritur

Mos u tremb e mos ki frik
Nuk ke me kë përplasesh tjetër
Nëse s`mundesh prap ti ik
Në atë shteg kujtese të vjetër.

 

 

***

 

Kur jeta sillet me ty egër e s`mundesh dot
Kur bota të braktis e të shtyn andej – këndej
Kur syve e pashpresë të zbret një i nxehtë lot
Me shpirt beso ! Mrekulli e zotit do vijë ty të të gjejë.

 

 

Harruar kujtimesh

 

Mbasditë dhe shiu filloi të bjerë
Xhamave troket e bëhet litarë
Lotët e mi s’ paskan të shterë
E diku larg dëgjohet një kitarë

Jashtë shikimin hedh fryn stuhi
Pemët nga gjethet kjo erë i treti
Me orë të tëra unë dritareve rri
E heshtur kërkoj një muzë poeti

Pareshtur shiu vazhdon të bjerë
Dhe trumcakët dridhen nga i ftohti
E trishta ditë pranverën ç’ më kujtoi
Takimin tonë të harruar që moti

Një ëndërr dikur jetuam ne të dy
Emigruar aq larg këtij realiteti
Një këngë e shkruajta sot për ty
Që pa refren çuditërisht më mbeti.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,686 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List