SERENATË (HOMAZH PËR LOPE DE VEGA – Poezi nga Federico Garcìa LORCA / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 
Poezi nga Federico Garcìa LORCA
 
 
SERENATË (HOMAZH PËR LOPE DE VEGA)
 
Përgjatë bregut të lumit,
nata vetë po njomet,
përmbi të Lolitës sisë,
thahen degët prej zilisë.
 
Thahen degët prej zilisë.
 
Lakuriqe nata,
këndon këtë fund marsi,
Lolita po lan shtatin,
me vaj e ujë të kripur.
 
Thahen degët prej zilisë.
 
Shkëlqejnë çatitë nga lart,
Natë e argjentë e zambakë,
Argjend i brigjeve e pasqyrave
Zambak shalësh, të bardha…
 
Thahen degët prej zilisë.
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 
 
Si sot, 50 vite më parë, një grup ekstremistësh të djathtë të lëvizjes CEDA pushkatuan poetin në Granada, duke e akuzuar si homoseksual, mason dhe të majtë. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.
 
(Përkthyesi ) 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s