Poezi nga Teuta Osmani
Thirrja e Nënës!
Ikja e babait o nënë
të la në vetminë e asaj jete që s’do ta dëshiroje
kurrë në asnjë kohë ,pas një jete afatgjate prej 60-vjetëve
ku retë iknin e vinin me kohërat largë e afër
ku zinin besën e dy njerëzve më të mirë të asaj kohe
ku çdo gjë ish e pafajshme ,e rrjedhshme si ujëvaret
e pastër si ajri i maleve ,e qeshur e gëzuar si në lëndina
në bahçet ,ku dilnit shëtitje mbremjeve e aguar
kur fëmijët ishin pesë sa gishtat e një dore
si një përshëndetje e jetës çiftërore
ku mburreshit se ishit të vetmit prindër me vajza
ku çdo lule që çelte për ju ish një vazo
për çdo gjë ku tingëllonte fjala mami apo babi
ju ishit ata që përgjigjeshit me një frym paçka se ishit të lodhur
të raskapitur nga puna në arrat ,në fusha
ku djersa ju binte në ballë lëvduar
kur asnjëherë nuk u ankuat
dhe tani që pleqërinë e gëzuat.
O nënë je vetëm tani, e di
je pa babin pranë ,të ndërrosh dy fjalë
edhe pse ne jemi të ndarë në familje
ti prap zë e thërret emrat me rradhë.
O nënë e di që në këto momente je e vetme
në shtëpinë e një vajze e me dhëndër
e di që nuk e ke më rehatinë e shtëpisë tënde
e di që vuan të mbledhësh fëmijët në një sofër si atëhere
por s’ke ç’i bën
të vunë përpara ,të morën shtëpinë me besën se njëra do të mbante
do të bënte yzmetin deri sa të faleshe
pa dashjen tënde o nënë ,
por s’kishe cfarë të bëje, çfarë…
u fale
u fale për një gotë ujë kur të sëmureshe
si një fëmijë jetim që s’ka përkrahje
të zurën në besë sepse e vetme mbete
në këtë tokë që kurrë s’do deshe të ringjalleshe,
e kuptoj nënë që më je zemëruar ,
e kuptoj edhe sepse je e detyruar
që kurrë dhe në asnjë ditë nuk do rrije pa më kërkuar
por mbete mysafire në derë dhëndrit e dënuar!
Më fal nënë që po të shprehem kaq ashpër
më fal nënë ,por s’mundem më të të mbaj largë me zemër të plasur
nuk mundem të mos shprehem ashtu siç më qan shpirti
sa nuk dua të shkelë më në derë të atij që të mban zaptuar
unë bëra sa munda ,sa desha
sa të kam dashur
për nënën dhe për babin
por të gjitha humbën ,shkuan
si një krim që kurrë s’do ta kisha pranuar.
Më fal nënë ,më fal që nuk më japin mundësinë as për të të shikuar
as në ekranet ,as internete as në jetë e pranishme
s’do mundem me sa jam emigruar
më fal nënë ,më vjen të plas për fatin që na ka zënë të dyjave…!!!
S’ DI KUJT T’ I FALEM
S’di kujt t’i falem,
ndër vite të lëna ,
më mbren një mall
nga vetja ime kërkoj të lënat ,
pa jetë ,e pa lulëzim të parë.
Tek vetja ime m’është zënë mjegulla,
ndër ditët që kuptova se jam gjallë,
nga vetja pres të lë shenja
të asaj që quhet jetë e marrë.
Dua të vërtetën të ekzistoj mbi veten
të them se, aty qëndro ,me krahë
t’i kem sigurinë e krahëve që mbart
mbi kurriz kaq gjatë.
Të fluturoj si shqiponjë mbi malet
të çaj retë bllokadë,
të falem tek Zotrët e Perëndive ,
e t’u them’- jam mes tyre pranë.
Dua të falem në beteja ,
në stinët e në valë,
të gjej forcën e mendimit ,
të shkruaj gjatë.
Të mbetem pas një kohe ,
të gjendem emër,
të gjej kudo dhe kohët e lëna
pa parë.
Të jem vetvetja është zor,
pasi në këtë kohë ngatërrohen stinët ,
motet në Botë
të gjej lumturinë time…
..Të moshës që gëzoj’
dua të falem,
dhe s’di kujt t’i falem…
…më fal.
SHTËLLUNGË RESH
Ora në vëndin tim
troket ngadalë ,
pasi tek Ju gjurmojnë
më shpejt valët e jetës ,
në çdo orë, minut e sekond
Ju jeni pas një rrotullimi gradual
të gjysëm diteje
nga rruzulli i Tokës .
Pasi atje.
dielli ka vaktin e drekës në sofër
pasi çdo ditë tek Ju
është një dritare tek pjesa tjetër e Botës ,
ku shëmbëllen bukur gjatë natës
në errësirrën e pjesës tjetër të ekzistencës…
Ndaj vërej se zgjohem vonë,
por vonë rritem me hapin e kohës,
vonë arrij të kap tek Ju përshëndetjet ,
si një shtëllung resh nga andej ,
të dergjen!




























Leave a Reply