Poezi nga Agim Desku

Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

RRËFEJ TË BUKURËN

 

Nuk është në ëndërr lutja për diellin.
Yjet sa herë e sjellin fjalën
Në takim me vargun vdes edhe pa fjalë.

Me fjalën luftoj për jetë a vdekje
Flas me përenditë e Sokratit.

Jo, nuk është dehje gota e zbrazur
Shpirtit i rrëfej për të bukurën.

Ndaloj të shënoj një varg kujtimi
Kurrë nuk di për urrejtje poeti
Sa herë vdes për jetën
Diellin e mbanë ditar të mikes.

Asnjë fjalë mos ma kërko sot
As dhimbjet mos m’i merr
Vetëm plagë të jetës shëro.

Mos eja pa yjet poet
Janë fjala, jeta, kënga dhe vargu yt.

Sot edhe unë ngriti gotën ta puthë botën e ballit tënd.
Poet më falë sytë që shkrijnë acarët e secilit janar
Kurrë mos jeto në Dimrin e Madh të ëndrrave.

Këndo për të bukurën ose mos këndo fare
Shëro dhimbjet e Titanikut ose rri dhimbje shpirti.

Atdheu im më je sa herë të lexoj
Lirinë ma sjell pranë kur ti bëhesh zjarr
Dashurinë ma mësove atëherë kur të kisha të vetmin mallë.

Nëse ishe këngë e imja e kësaj toke
Pse u bëre këngë e harruar dhimbjesh.

Plas o det i krisur bashkoj mëkatet tua
Në një gjysmë gotë të zbrazur plagësh.

Të dehem edhe unë njëherë në jetë
Deri në diell të udhëtoj për ty flakë u bëfsha
Që kurrë s’të lëndova as kur isha i vetmi ferr i Dantes.

 

 

PSE MË FLET SHQIP

 

Pse më flet shqip
Kur fytyra të shikon tinëzisht.

Pse më flet shqip
Kur as më ëndërr kombin nuk e ke.

Mos më fol më për këtë Zot
Asnjë fjalë shqipe shpirtit nuk të mban.

Ty që shqipet një ditë ta marin emrin
Thyeje qafën atje ku korbat janë moqal epidemish.

Vetëm Dielli ecën ngado që ecim gjatë jetës
Me gjuhën e zanave lindim dhe vdesim shqip.

Mos më thuaj për këngën ilirishte
Kurrë nuk e kishe si zemër a shpirt atdheu.

Pse më flet shqip
Kur edhe heshtjen vret.

Cila është ajo përrallë që ti e quan fjalë.
Unë flas me Zotin shqip pse ti jo
Mos e besofsha cilën gjuhë nëne ke.

Mos ma fol gjuhën e armikut
Kockat kemi lenë për gjuhën e Zotit
Me gjuhën e mikut kemi jetue
Ne zanat e shqipeve dhe rujtë kemi tokën tonë.

 

 

MË NDALO…

 

Më ndalo o zot të mos bëhëm det i krisur
Më ndihmo të bëhem fuqi fjale
Që shëron plagët e njeriut të vet ëndrrës se bukur.

Më ndihmo o zot të bëhem dhembje e vargut kur shpërthen.
Vetëm për lotin mos më ndalo..

Dua të jem lumë i tij, të ujis buzët e etura të secilit luftëtar atdheu.

Mos më ndalo ta nxjerr këngën e zemrës
Të këndojmë në kohët e zjarrta.

Më ndihmo ta ngriti gotën
Të ndaj me yjet shenjtërinë tënde.

Asnjë ëndërr kurrë nuk u tha.
Pse fatin ma falën engjëjt.

Të falem o Zot që u bëre uratë e vargut tim rebel
Herë të krisur për secilën dhembje e plagë shpirti.

 

 

MES YJESH

 

Mes yjesh bota mban emrin tim
Me jalën ç῾shembim vullkane.

Mes yjesh jeta buzëqesh me shumë se hëna
Këngët ruhen kujtimeve të falura.

Për këtë tokë dhe qiell
U bëra dhe hero jete.

Mes yjesh sa rritëm
Herë si fëmijë lozi
Ëndrrat më çmendin
Sa herë flas për detin.

Mes yjesh kurrë nuk vdes fjala
Me parë nënshkruhet vdekja ime
Se zhdukja e yjeve.

Vetëm sebashku vdesim me yjet
Kurorë fjalës i thurim të dielen.
Kur lutëm për jetën me shumë se për vetën.

Jetoni vetëm mes yjesh ku jeta është e drejtë
E ngjallë edhe vdekjen e secilës lule.

 

SHI NË VENEDIK

 

Kur qajmë bashkë jetën
Edhe shi bie në Venedik
Dielli thanë lotët e jetës
Toka lëkundet nga fuqia e fjalës.

Kur qajmë bashkë me zanat
Zjarret kthejnë ndezjen e vullkaneve
A jetohet me shumë se sot
Nesër ndoshta vdes dikush për dashurinë.

Sot edhe unë dua të vdes
Për fjalën e dhënë fatit të jetës
Kur qajmë sebashku
Dua të qajmë për atdheun e humbur betejave.

Mos vdis atdhe kurrë para meje
Kur qajmë bashkë
Jetën e takojmë me afër Diellit
Fjalët i marrim vetëm nga yjet.

Nuk vdesim kurrë
Pa dashurinë e çmendur të Titanikut
Kur qajmë sëbashku
Edhe jeta këngë na bëhet.

Vetëm liri nuk di ku të marrim
Në atdheun e ndarë në dysh loti
Apo në fjalën e lenë pengë në jetë.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List