Poezi nga Mato Stefo
MBETEMI MIQ!!
E ç’mik të jesh me zërin,
që derdhet nëpër det,
e dallgët i përkul
dhe bëhet valë vetë?
E ç’mik të jesh me sytë,
që dergjen në ajrim,
e mbledhin gjithë pluhurin
dhe mbeten pa vështrim?
E ç’mik të jesh me trupin,
që shkrihet nëpër fjalë,
e kthehet në pasion
dhe plaket dalëngadalë?
E ç’mik të jesh me shpirtin,
që dridhet zërit tënd,
e mbushet ajër plot
dhe e shpërthen ndër mënd?
E ç’mik të jesh me zemrën,
që vdes për të të ndjerë,
e laget gjak të freskët
dhe s’pyet për të tjerë?
***
Një pikë,
si një thikë,
në majë të së cilës s’vendoset asgjë,
ta prekësh mjafton,
se e kupton,
që humbet përditë atë.
***
Vetmisë nuk i dihet shkaku
i dihet fundi,
si një pike gjaku,
thahet kur vdes trupi.




























Leave a Reply