Poetucët tanë kodoshë!… / Poezi nga Stavrio Nikolla Risto

Stavri

Poezi nga Stavrio Nikolla Risto

 

 

Poetucët tanë kodoshë!…

 

Poetucët tanë “modernë”: shkruajnë për puthjen majoshe

Kur lypsarja e vogël flokçthurur e palarë dhe e pangrënë

Mbi dhe,

Mbi karton fle

Në një të ndyrë qoshe!

 

Poetucët estravagandtë,që qelben era kolonjë e vaj brilantë

Shkruajnë vargje për hënën nën qiell

Dhe dashurinë e shfrenuar të një çifti të rrëmbyer

Dhe këndojnë “për një vrimë”

Teksa vogëlushi i xhveshur,jetim

Mbi rrogozin e kalbur e të lagur,

Me sytë e plakur nga der’e kasolles ,zvarritet

Gjer prindërit e ngratë

Me ndonjë kothere buke të duken e të vijnë!

 

Ah këta poetucët tanë servilë e kurrizpërkulur

Që mbetën dyerve, zyrave e këpucëve të pushtetit!,

Shkruajnë poezi të tmerrshme suksesesh e dashurish zagarët

Himne hajdutëve e pashallarëve ata u tjerrin

Kur nëna e baballarë,

Qajnë e rrënkojnë për fëmijët që u cfiliten e torturohen e vdesin Humburshpresë kurbetit

E ndër punëra që nuk i kalojnë kurrë për ditë pune pes dollarët

Krahun dhe shpirtin e tyre,edhe në vendlindje e shesin!

 

Këta poetucët shpirtboshë pin e denden me raki e verë

Në promovime të pafund librash që nuk kanë asnjë vlerë,

E dekorohen me grada e tituj që qelben prej fëlliqësirës erë

Teksa malsori e fusharaku i ngratë

Nga ajo që mbjell e korr,

Nuk fiton as për të ngrënë familja bukën thatë!

 

Eh,poetucët tanë kopukë e kodoshë!,

Arrijnë të pretendojnë të marrin edhe tituj e grada nëpër botë

Për poezinë e tyre të “hollë”

Kur atdheu nëpër tryezat botërore sovrane ,

Sillet nga dora në dorë.

Si një kokërr e nxehtë patate!

 

S N Risto.

25/08/2016

 

 

One thought on “Poetucët tanë kodoshë!… / Poezi nga Stavrio Nikolla Risto

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s