Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Vere e kuqe, lot i zi
Qielli që qeshte dje,
Sot nxiron dhe sterron,
A e shihni atë re,
Xhelozi emrin ja thonë…
Ah!
Verë e kuqe, lot i zi,
Loznim e qeshnim të dy…
Mos e mos, mos më lëndoni,
Sa ju dua, të më doni..
Sikur…
Sikur të isha ujë dhe baltë,
Dhe ti të ishe …Zoti vetë..
Më përkedhelje të merrja formë,
Me një të puthur të merrja jetë…
Pagezim
T’ ia themi emrin së bashku,,
T’ a zhysim lakuriq… në det,
t’ i presim një fije prej ajri,
t’ a pagëzojmë me emrin Jetë…!
T’ a veshim me premtime ,
kullaro dhe zero reklamim,
të përqeshim si sorrat në zi,
buzëqeshjen e jetzs së helmuar….
na fal moj e bukura jetë,
na fal për trurin e metë…
Halli im
Mos më fol ti aq ëmbel
se tmerrohem…
rroj në botën e egër,
ku i gjalli ha të gjallë…
Mos ji aq i dhemshur
se lëndohem,
kujtoj vet-veten e vjetër,
që aq shumë e kam mall…




























Leave a Reply