Poezi nga Bilall Maliqi

Bilall Maliqi 11

Poezi nga Bilall Maliqi

 

TUAT FJALË

(Dritëro Agollit)

Thoshe s’e “Fjala gdhend gurin”
Për t’u gurëcuar sikur uni

Kur teshtimat stërpikën
Fytyrën e kohës së maskuar

Tuat fjalë mençurake
Ngritën ngrehinë nëpër vargje

Ato nuk u ndalën
Edhe në ditët e moshës së bardhë

Si një thagmë e çuditshme
Që përgjithmonë të përjetëson…

 

Ku je moj…

u zgjova nga ëndrra e fjetur
për t’iu ngjitur zgjimit

e ti ku je moj
në cilën palë të natës ende përgjumesh

(as)kund nuk t’i dëgjoj gërhamat
as dihatjet e lehta…

grise atë mbështjellës të gjumit
dhe dëgjo…
tek trokas në portën e përmallimit.

 

(sh)f(r)yerje)

I

në të samës ky acar
që e fik çdo fanar…

II

drita zbardhi ca gjurmë
dhe zgjoi kudo zhurmë…

III

ngrehina fshehu bukurinë
e përloti dashurinë…

IV

ai është një smirëzi
e minon çdo drejtësi…

V

(si) njeri i panjeri
kudo ngjall neveri…

VI

shumë dëshira i përloti
ky frymor kot së koti…

VII

si një hije në shkretëtirë
shpesh fshihet n’humbëtirë…

VIII

matanë murit një korb(i)zi
kudo ndjell fatkeqësi…

IX

e nepërkës fishkëllimë
fut në shpirt drithërimë…

X

të gjitha këto (sh)f(r)yerje)
janë dalës (por) pa hyrje.

 

VIJA E VRAGË

(Shkrimtarit Ramiz Kelmendi)

Nëpër “vija e vragë”
Enden dy rrëfime të pashlyera
Që lanë mbresa vragshëm
Nëpër vija lakadredhëse të kohës

Asaj vrage të verbër
Ia zgjerove shikimin e ngushtësisë
Për të na shpier deri te caku i gjerësisë
Nëpër shtegtimet tuaja të (pa)zëna

S i” kokrra kripe” nga mëria pëlcitën
Fytyra e turinj iu enjtën
Atyre që gjuanin me barutin e tharë
Dhe ua pushove Heshtjen e armëve

E rrëfimin me rrëfim i lidhe nyje
Vragshëm të ngelen në tonën kujtesë
Vargëzime që kurrën e kurrës s’shlyhen
Janë urtake brenda koreve të pavdekësisë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s