Poezi nga Edlira Xhani Velaj

edlira-velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
 
***
 
I mblodhëm kallëzat
me këmbët e gjakosura
dhe fytyrat e e skuqura me ngjyrëdielli .
Këdo rrugë që të marrësh përfundon
tek ky lëm i rrumbullakët
me dërrasa guri .
Fytyra ,duar e kurme grash
tek ndajnë bykun nga gruri .
Re tymi në shaminë e bardhë.
Trupi ,tutje -tu,si një lavjerës kohe .
Skuq lëmi .Ditë korriku .
I mblodhëm të gjitha .Forcat .
Duart .Shtrëngimet .Puthjet e fshehta .Mëkati.
Mali solli erën që si nënkresë e ëmbël
përshkon kanatjeret e djersitura të burrave .
Si legjendë sa e largët .Sa e afërt .
Lëmi i rrumbullaktë dhe hiri i ditëve të korrikut .
Thërret !Përsëri thërret !
 
 
 
***
 
Sikur të vinin ato ditë
ashtu sic vjen rrezja e diellit.
Can shtegun e përgjumur të ditës
shtyn tutje qafën e malit
e ulet këmbëkryq në fëmijërinë time .
Gërmon në kujtesen time ,
hedh një hap ,të vogël ,
Ashtu si hapat e mija në rrugicat e kalldrëmta
E zhytet në dashuri të përjetëshme .
Në qiell të fluturojnë xixëllonja
e aroma e trëndelinës
endet nëpër pragjet e gurta .
Me petale lulesh
E unë nëpër ëndërra
shkel këmbezbathur .
Si shushurima e pyllit.
Si klorofili i përjetshëm
në degë të haralisura
trungjesh rrëshirë loti .
Ashtu si zemra tik-taket e saj
nëpër rrugën përsëritëse …
Kjo kohë e grinjtë,nëpër kilometra uji
 
 
 
***
 
Kohë pa u parë.
Shumë!
 
Një pjesë e imja të ka harruar,
Tjetra të kërkon.
Të kap për dore në ëndërra
Dhe vrapin e lëmë në det,
Aty ku dashuria
Lind e vdes në ujë.
 
Nuk më mërzisin ikjet,
Jam mësuar me to.
I braktisa të gjitha;
Qiellin më të bukur në botë,
Aromën e luleve të qershisë,
Vështrimin e butë të njerëzve të mi –
Të lindurit për të qënë
Matësit e dashurisë tokësore.
 
Sa më trishton hiri i kujtimeve!
 
U ngjan agimeve që lindin
Me fëshfërimën e pyllit të gjelbër
E mbrëmje që nderet me drurë të zhveshur
Fshikulluar mizorisht nga shkulmi i veriut.
 
Të jetosh me ty është e vështirë.
Aq e vështirë
Sa dhe ky mot i lajthitur.
Po bie borë,
Deti ka mbetur pa gojë…
 
 
 
***
 
Ditët që ikin,
janë si një kapërcim
i një vale mbi një tjetër më të pafuqishme .
Si errërat e forta të ndryshimeve .
Në fillim i shohim shpëtimtare
e pastaj kur dalin jasht kontrollit,
duam ti fusim në binarë !
Ne që udhëtojmë
në një rrugë pa kthim!
Na duket e drejtë !
Sa me nxitim e kemi !
Ndezim papushim zjarre
me palcë pemësh të parritura .
Si një rritual i lashtë ,kohë pa bërë!
Bëjmë kurora lulesh me lule loti
e sythet e saj nektarë për zgjim femijësh .
Një dritare e hapur nga deti
pëcjell papushim gjurmë shtegtimesh !
Si shtegtimet e zogjëve
rraskapitur ,kthyer në vendlindje ,
Kujdesi i atij të motshmit të
harruarit ,të vetmuarit ,
me pak thërrime e shumë dashuri të mjekoj plagët.
Ditët që ikin !..
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s