MADHËSHTI / Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
 
MADHËSHTI
 
Kanë dalë kosovarët gjithë në rrugë,
Martirët e tyre përcjellin të heshtur!
Me gjokset shkëmb të ndezur fugë,
Një lot rubin ndër sy u ka mbetur.
 
Ata që në shekuj mbajtën mbi shpinë,
Peshën e malit që “hesht e s’bëzan”,
Sot mbajnë mbi krah vetë madhështinë!
Zogjtë e shqiponjës me gjak të larë!
 
Në rrugët e Kosovës ecën madhështia!
Në të kuq mbështjëllë si flamur vigan!
Përkrah saj zvarritet luimi – egërsia,
Që det e oqeane kurrë nuk e lajnë.
 
Kryelartë kosovarët mbajnë mbi krahë,
Bijtë që ua vrau Car Millosheviçi,
Barbarët ulin kokën të kthyer mënjanë,
Që i ringjalli Sllobodan-Hitleroviçi!
 
Me flamur të kuq martirët mbuluar!
Mbi supe vargmalesh ecin në varganë!
Shqiponja krahëhapur fort i ka pushtuar!
Në panteonin arbëror i dërgon krenarë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s