Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

16808634_1591460724215811_193492662_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
 
POETI
 
Gjethet
pikojnë dritën e hënës së mbrëmshme
mbi trotuaret e lagëta,
ku humbën nën ujë gjurmët tona.
 
Lulet përkulën kërcellin
aromën e shpërndanë mbi lëkurë pemësh
zogjtë ndalën këngën
krahët shkundën nga pesha e erës.
 
Unë,
shkunda flokët nga një prekje dore
shiun e lashë të fshinte një kujtim
sargas një lumë malli gurgullon.
 
Ti,
shkruan një varg vesor
dhe mua më sjell në mendje për pak
e thua me vete: mjafton!
 
 
 
JASHTË FESTE
 
Ne
nuk duhemi aq shumë,
sa te festojme Shën Valentinin,
sepse ne,
nuk dridhemi më
prej frikës së humbjes të dashurisë…
 
Vetëm se,
Ti me të qeshur më the:
Gëzuar festën, zgjohu u bë vonë!
Unë shkova të kreh flokët,
Ti për të respektuar plakun Valentin
bën punë shtëpie,
që më parë i urreje në maksimum,
Unë
arrij të përmbaj
një thes kritikash të zakonshme…
 
Ndaj, ne
thjeshtë nuk festojmë sot
Entuziazmi është për të tjerët,
që nuk e kanë pritur dashurinë
t’ ju vijë në jetë…
 
Për ne dashuria
është një antikuar e vlerë,
që e kemi mbajtur me kujdes
gjithmonë!
 
 
 
EKZISTON
 
Në detin që luan me dallgët
Në ajrin që luan me retë
Në besë që lidhet tek fjalët
Ekziston dashuria e vërtetë!
 
Në shiun që tokën e ngin
Në hënën që ngrin nëpër retë
Në diellin që verbon pasigurinë
Ekziston dashuria e vërtetë!
 
Në gonxhen që ëmbël lulëzon
Në lulen që dridhet nën vesë
Në aromën që bletën tërbon
Ekziston dashuria e vërtetë!
 
Dhe kur unë do të kem ikur
Kur Bardha kujtim do të jetë
Në këto vargje lotëndritur
Do ekzistoje dashuria e vërtetë!
 
 
 
MUNGESË
 
Kur bota përmbysej,
si dallgë mbi veten
e unë në heshtje
trishtimin tretja…
 
Ti më mësove,
se jeta është ky çast
kur mungon dikush
më shumë se vetja!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s