Poezi nga Sarë Gjergji

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

ACAR DRITHËRUES E KËNGË

Ti qetëson tërbimin e deteve, në parzmën time,
gjëmën e valëve të tija në pyll mare e kthen.

Më flet ose jo,
sonet dhe ngjyrë e çdo stine, ti,
për kockat e mia të zbërthyera…

 

REPUBLIKË E ZHGËNJIMIT

Kronikat tona flasin ndryshe sot
në kundërshtim të kohëve
Motet i kryqëzojmë në jargë dhelpre
Imzot
Padronin, sa herë e merr lemza
kambanat heshtin për terrin

të zverdhur në shpirt
lahutës nuk i besojmë më
as kërthizës së tokës amë
në kosh plehrash
hodhëm dritën

hartë e trupit tonë ndryshon
se shpirti na la
s’ka më ideale, as bukë, as ujë
asnjë mendim më
Atdhe – kolltuku ynë, Rrofsh!

 

SE KUSH THA

“Shshttt!
Mos ma merr frymën tani, të lutem!”
Aromë e lëkurës sate, si lëngu i lulëkuqes, turbullon mendjen.
“Më mirë me mendje të turbullt bëhen ca gjëra.
Eja ta korrim grurin!”
Unë jam çfarë ti deshe të jem.
Të gjitha tokat digjen;
asnjë si ajo e parzmës sime…
“Shshttt!
Veç… mos fol…”

Para zbehjes së dritës
një trëndafil harbohet,
heshtjen përzjarr
e gjuhë i jep…

 

MJELLMË ËMBËLAKE

Mjellmë, që në agim të kërkoj.
Për ty ka etje shpirti im.

“Të jam përgjëruar e të përgjërohem,
më lër të lirë këtë kohë!”

I them:
“Asgjë s’ më trishton sa heshtja jote, mjellmë!”

Muzgën qiejt e kokës sime, përmbyten!
Kambanat e kështjellës prej gjaku e mishi mërdhezen e ngrijnë!

Çfarë do më thuash me mungesën tënde, mjellmë?
Instanca ime e vetme
në meshë të së dielës,
kungata ime je.

Më thuaj, mjellmë, ku të iki prej pranisë sate?
Shushurimë e ujërave,
vetëtimë e qiejve,
është kënga jote.
Lutja e vetme e murgut vetmitar je, mjellmë!

O mjellmë, mos më rri larg!
Kë tjetër veç teje kam në ujëra?
Edhe në tokë s’dua tjetërkënd veç teje!
Jotja është dita, jotja është nata ime!

Ti, delikate me ujin dhe erën,
çdo qelizë, çdo ind, çdo nyjë timen njeh.
Për ty galdojnë gjithë lumenjtë e zemrës sime
e me gëzim derdhen në liqenin tënd!

Fruta pemësh shikimi yt,
o mjellmë,
ty të përket himni në ujëra e në Sion,
gotën ma mbush plot e përplot me shtegtime ndjesish!

Mjellmë, balerinë plot dritë.
veshur me mite…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s