Poezi nga Ekrem Ajruli

ekrem-ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

IK

ik i them muzës mos më eja ngjat
Sot kam pirë i dehur jam sot
shpirtin farmak gojën afratë
nuk jam i dehur nga vera Merlot

mbushë e zbraz gotën dhe rrufis pikëllimin
se një farmakfjalë shpirtin ma lëndoj
ja kështu shpirtpërvëluar do e pres agimin
për ëndrrën e djegur s’ndalem të rënkoj.

 

I SIRENËS

rob le të jem
thellë në fund të detit
le t’frymojë mes valëve gurëve
sesa këtu mes llumrrëmetit
t’u buzëqesh Minotaurëve.

 

SA HERË

Sa herë tersdita boshe
më sjellë befas hidhërimin
Përmes perlëvargjeve tua kaltroshe
Në kohën e tretë unë ngufas dëshpërimin

Në breg të kohës së tretë
Shpesh vij të marr uratën
Mbi ballin tënd unë hajdutpoeti
meh zjarrin përbrenda dhe shuaj afratën

Vij n’mot me shqotë apo mot pranveror
në prushbuzët tua ajgëtoj përcëllimën
vetëtimthi më hamgjit vështrimi yt hyjnor
në kohën e tretë hapdreras vij t’meh prafullimën.

 

GURFJALË

Betimin e dhënë s’do e mbuloj harresa
Dhe t’na mbetet jeta gjellë e shpëlarë
Përdëllimet tona s’do treten si vesa
në zemra kem vënë ne një GURFJALË

Lotin tënd të cemtë lotin tënd të nartë
do ta pres në ballë do ta tres në sy
me të do shuaj unë mallin e zjarrtë
le të ngel GURFJALA-IKONË për të dy;

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s