Agim Guda publikon librin “Italia, shteti fqinj, demokratik perëndimor” nën redaktimin e autorit të njohur Albert Zholi
Doli në qarkullim libri i autorit Agim Guda “Italia, shteti fqinj, demokratik perëndimor”, redaktimin e të cilit e bëri autori albert Zholi (libri i i 111 si redaktim). Me një realizëm, autori sjell dhe humanizmin dhe ndjeshmërinë e popullit italian që priti në momentet më të vështira, shumë emigrantë shqiptarë pas përmbysjes së komunizmit. Ata hapën dyert e shtëpive dhe portat e zemrave me lot në sy, që fqinjët e tyre të mos ndjeheshin të vetmuar tek fqinji i tyre perëndimor. Po kështu ka bërë populli italian edhe ndaj shumë emigrantëve të Afrikës Veriore që janë munduar të depërtojnë në Europë përmes Italisë. Në një lexim të shpejtë, ky libër duket një libër modest, por që ka brenda ngjarje, histori, ndodhi, meditime, rrëfime tejet tronditëse dhe reale që përbëjnë thelbin e historisë së fqinjit tonë perëndimor në 70 vjetët e fundit. Në këtë libër, çdo emigrant shqiptar në Itali gjen një pjesë të jetës së tij, ndërsa çdo lexues shqiptar, gjen ato pjesë të historisë më të rëndësishme të popullit italian që, në momente të caktuara, fatet e të dy popujve kanë qenë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.
Albert Zholi





























Leave a Reply