Poezi nga Mirvete Mehmeti

mirvete mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti
 
 
 
FJALË TË PA THËNA
 
Dje,sot heshta
për nesër nuk e di
ngase shqelmat e tyre
ma bënë gjoksin copë
që të dalin.
 
 
 
***
 
Mos më lër të fle!
nga lotët
me e lodhur po zgjohem
buzëqeshjen e ditës
po ma marrin
e trurin ,ma bren si miu
mbase edhe në ëndrra
vajtje-ardhjet
më bëjnë të dënesë.
 
 
 
Ndalu
 
Fytyra kurrë nuk u ter
ndalu o shi
as kënetave
nuk i duhesh më
edhe bretkosat kërkojnë
kohën që u ka mbetë
të rrijnë nën diell
prandaj ndalu
deri të dali-n në breg.
 
 
 
Sytë e mjegulluar
 
(E irituar)
I lodhur
shtyn veten
si veturën e prishur
për pak lek
më shumë se atje
dhe mburresh
si një mbret plak
për skllavërin tënde këtu
duke luajtur vallen e kurbetit
me hapa kuturu
e sy të mjegulluar
deri në errësirë.
 
 
TROKIT
 
O njeri i mirë
me sinqeritetin që ke
trokit në të gjitha dyert
të duan apo s’të duan
ti din si të trokasësh
dhe …
e din që kemi dy lloje njerëzish
me maskë e pa maskë
të parët nuk duan të të takojnë
sepse tek ty
shohin veten pa maskë
dhe frikësohen…
 
 
 
PËR MUA
 
Do të vrapoj
pa nderprerë
do vrapoj
deri,
në trenin e fundit
ku në dy
vagonat e tij
vetëm për mua
është rezervuar
nga një ulëse
e që duhet të zgjedhë
në cilin vagon të hyj.
 
 
 
***
 
O diell i mirë
vetëm borën,
borën shkrije
lotin,
lotin lëre të ngrirë
se liqeni Mjosa
u bë më i thellë
e valët e saj
anijen më të madhe
e përmbyt
——
Liqeni Mjøsa është liqeni më i gjatë në Norvegji,
e që nga shtëpija apo legjeja ku banoj shihet
si në shuplakë të dorës.
 
 
 
AMANETI
 
Bijt e mi
askush në botë
prindërit nuk i ka
t’pavdekshëm
është shumë e natyrshme.
mjafton
amaneti jonë
të shkoj në vend
të rrespektoni
e duani njëri tjetrin
si sot e gjithmonë.
 
 
 
***
 
Lisi nuk ndahet nga degët
Nuk kalon ditë
që nuk i mendoj
të gjitha mundësitë
për të shpëtuar
nga ti kurbet
por nuk gjeta zgjidhje
ngase,
lisi nuk ndahet nga degët
e pipthat e tij.
 
 
 
***
 
Norvegji
Më vjen keq
që s’të dua,
dashuria
s’është kimi
as fizikë
të bëj kombinime
shkurt e shqip
kurrë s’të kam dashur
e as mbret stë quaj
për dy euro më shumë.
 
 
 
O jetë
 
Nëse dje
m’i dha këmbët
sot,pse m’i ke lidhur nyje
më le si një figurë dërmuese
nën petkun e kurbetit,
Tani,
si të përkulem
e kujt t’i lutem
kur vitet vrapojnë
si kali trembur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s