Poezi nga Rudina Mërkuri

rudina-merkuri

Poezi nga Rudina Mërkuri

 

UNË PO NJOH….

Unë po njoh bimën,
në paqjen e dy pëllumbave,
i mbuloj me gjethe,
për të kuptuar,
se jeta konvertohet në dafinë,
lumë i paqtë,
që brenda vrullit qesh me qiellin,
nga lutja për Zotin.
Unë po njoh muret me thika,
lukuni skeptikësh,
që dalin nga dalta maramendsh,
dhe shfryhen si një fëmijë qaraman.
Mundohem të njoh dritën,
princeshën që puth botën,
për të kaluar parmakët e pjerrët,
britmën jo njerzore,
që klith në shufra turpi.
Pasi dashurova,
largova dhimbjen në bluajtjen e një shpirti,
takova lartësinë në balonën e një kopshti,
me shpresën e vetme,
se po çel lulja ku rrënja nuk plaket…

 

QELQ NË DUAR TË BARDHA..

Do zgjas udhëtimi,
në kthinat e mureve,
në daljet e shpirtit,
ku ngjyra bërtet.
Udhëtoni!
përmes shkretëtirave të botës,
për pak ledhatim,
për pak gjurmë,
në thjeshtësi melodike,
për pak shkrirje me lotët e një burimi,
ku rrithte qumësht,
nga një udhë e moçme.
Do zgjas udhëtimi,
edhe kur ndotet me pluhur,
edhe kur rrobat janë princërore,
me shpirt meskin.
Do udhëtoj derisa këmbët mos ti ndjej,
derisa shpirti të jetë muzikë,
qelq në duar të bardha….

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s