Poezi nga Luan Maloku

luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

UDHËT JANË TË GJATA

Bota s`vuan për fjalë
Po për përqafime
Bota do të frymoj
Lirshëm si zogu në degë
Udhët janë të gjata
Vetëm njëherë jetohet
Kohët kanë ndryshuar
Kur flet s`të dëgjon askush
Vetmia të përplasë për tokë
Syri të mbetet bosh
Leht në telashe futesh
Çdo ditë e më pak gjërat
Po e humbin kuptimin
Më mungon ëndrra
Arsyeja dhe dashuria
Për të fluturuar pëllumbi
Duhet të ketë hapsirë të gjerë
Një botë e pa drejtë pa ngjyra
Rëndësi është paqja në vetvete
Nganjëherë një përqafim i vogël
Të ndezë shpirtin flakë
Kjo botë nuk është ashtu si duket
Leht është të dorëzohesh
Po vështirë të rezistosh.

 

ATY KU LULËKUQET ÇELIN

U ktheva nga kurbeti
Në vendin tim
Këtu ku trupi im pushon
Aty ku u rrita unë e njëmijë gjenerata të tjera
E tëra tokë shqiptare
E kuqe ,e bardhë e zezë
Aty ku lulëkuqet çelin
Më të bukura se në çdo vend
Dikur këtu shumë e bukur ishte jeta
Derisa na coptuan të tjerët shtete
Shtete që u krijuan nga ne
Dhe që mësuan nga ne si të jetohet në tokë
E pastaj na kishin mëri
Këtu u shkrua historia me hile
Na i grisën hartat e (at)dheut
Mëkati flakëronte në mëkat
Testamentet shkruheshin nga të huajtë
Thoshin se ne ishim të huaj në tokën tonë
Na lanë në një udhë të pa udhë dredharake
Dhe na zvogluan shumë
Por ne ende po shtohemi me vrullë
E ata që na zvogluan neve po zvogëlohen
Çdo vit e më shumë
Dhe acari po shkrihet
Nga dielli i qiellit tonë
Eu(g)ropë ti shpirti i sëmuar
Na zvoglove shumë
Të marrtë djalli çka s`na bëre ti tradhëtare.

 

NË SYTË E TU

Në sytë e tu të kaltër shoh
Qiellin tim
Që i pengohet drita e diellit

Në sytë e tu të mëdhenj shoh
Tokën time
Më të vjetër në ballkan

Në sytë e tu të plagosur shoh
Rrënjët e mia
Dhe shpirtin tënd të madh

Në sytë e tu të mllefosur shoh
Sytë e mi
Thellësi e liqenit të lotëve

Në sytë e tu të trazuar shoh
Një vullkan
Që do të shpërthej deri në qiell

Në sytë e tu bojë qielli
Edhe në sytë e mi
Shoh një bashkim kombëtar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s