Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
PRANVERË
Lëng serme derdh nga buzët
Kërmilli mëngjesit të muzgët
Unë gjurmët e tij fshehtas kërkoj
Barishtes në vrap veten harroj…
Më sheh e menduar një flutur
Tek matem t’i them: je e bukur
Mbi gjethe një çast veç qëndron
E shkon pa të keq më harron…
Harlisen plot afsh para meje
Dhurata në duart e mia
Plot lule e vesë prej reje
Pranvera si vetë dashuria…




























Leave a Reply