Dita fillon me tjetër qiell / Poezi nga Sinan Deshiku VAKA

Poezi nga Sinan Deshiku VAKA
 
 
Dita fillon me tjetër qiell
 
Kush të dërgon ?…
Midis degëve të thata dimërore dhe pranverës
dënim ngelet keqardhja.
 
Në rizgjim përpelitet dyshimi i moçëm,
si rrebesh që squll, jo më pak në zemër,
plot pyetje pa jehonë dhe rikthim.
 
Erdhi mbrëmja !
Merr dhe dënimin tim përkedhelës
përqarjen që më zvogëlon nga harrimi .
 
Dita mbyllet me qerpikë të lodhur
dhe një llampë rikujtese përpëlitëse
dhe një sumbull kristali që përfolur,
më tradhëton mëshirshëm.
 
Përse kaq e lodhshme të kujtosh pranverën?
Ndoshta, sepse kishte shumë dashuri…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s